Publikohet projekt-rregullorja, ja çfarë duhet të raportojë Byroja e Sigurimeve në AMF

Publikohet projekt-rregullorja, ja çfarë duhet të raportojë Byroja e Sigurimeve në AMF

AMF Tiranë

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare në zbatim të Ligjit të ri “Për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit” ka hartuar projekt-rregulloren “Për standardet e raportimit dhe të mbikëqyrjes së Byrosë Shqiptare të Sigurimit” dhe e ka nxjerrë atë për konsultim publik.

Kjo projekt-rregullore përcakton rolin mbikëqyrës të Autoritetit ndaj Byrosë Shqiptare të Sigurimit, e cila duhet të raportojë sipas përcaktimeve, afateve dhe përmbajtjes së kërkesave të reja ligjore.

Bazuar në ndryshimet ligjore, janë shtuar disa nga pikat për të cilat Byroja ka detyrimin të raportojë në Autoritet, ku veçohet financimi, investimi dhe administrimi i vlerës minimale të Fondit të Kompensimit, dokumentacioni për miratimin e organeve drejtuese të Byrosë, raporti dhe opinioni i aktuarit në lidhje me provigjonet e dëmeve, etj. Risi e ligjit, e reflektuar në këtë projekt-rregullore janë edhe formularët e standardizuar, sipas të cilëve BSHS do të raportojë në Autoritet. 

Disa nga risitë lidhen edhe me raportimin dhe administrimin e vlerës minimale të Fondit të Kompensimit, ku sipas ndryshimeve ligjore përcaktohet një fond minimal prej 150 milionë lekësh. Gjithashtu, draftrregullorja përcakton modalitetet e krijimit dhe raportimit të Fondit të Kartonit Jeshil. Ky fond mblidhet nga Byroja dhe përdoret në rastet e aksidenteve me policë ndërkombëtare sigurimi, të ndodhura brenda territorit të Shqipërisë.  

Në zbatim të ndryshimeve ligjore, në projektrregullore është reflektuar si nen  veçantë mënyra e llogaritjes dhe mbajtjes së rezervave për dëmet objekt Fond Kompensimi dhe depozitimi në Autoritet i raporteve të aktuarit të autorizuar.  

Në bazë të ndryshimeve ligjore, në aksidentet e shkaktuara nga mjetet e pasiguruara ose të paidentifikuara, që ndodhin pas datës 1 korrikut, të dëmtuarit i lind e drejta që kërkesën për kompensim ta bëjë te shoqëria e sigurimit ku ai ka prerë policën e tij të sigurimit dhe rasti i dëmshpërblimit do të trajtohet direkt nga ajo, sipas procedurave dhe afateve në fuqi të përcaktuara edhe për trajtimin e dëmeve të tjera, duke shmangur kështu dërgimin e praktikës direkt te Byroja.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Partia e Mitsotakis kandidon Fredi Belerin për eurodeputet, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Rinovimi i Marrëveshjes së Ndihmës për Objektiva Zhvillimi, Mete nënshkruan marrëveshjen me drejtoreshën e USAID: Zgjerohet më tej financimi

Rinovimi i Marrëveshjes së Ndihmës për Objektiva Zhvillimi, Mete nënshkruan marrëveshjen me drejtoreshën e USAID: Zgjerohet më tej financimi