Arrestohet ish-komandoja, stërviste dy djemtë si luftëtarë të ISIS

Sektori i Antiterrorit në Policinë e Shtetit ka arrestuar një ushtarak ish- pjesëtar i forcave komando nën akuzën e “stërvitjes për kryerjen e akteve terroriste” dhe nxitje për kryerjen e veprave terroriste. 29 vjeçari Erzen Uka, i vetëshpallur me emrin Hamzah Uka ka publikuar video në Facebook me përmbajtje ekstremiste si dhe stërviste fëmijët me qëllim për t'i dërguar si luftëtar të ISIS.

Prokuroria për Krime të Rënda kishte kohë që e mbante nën vëzhgim 29 vjeçarin, i cili për vite me radhë ka qenë pjesë e forcave të Armatosura. Erzen Uka ka shërbyer në dy misione ushtarake kundër terrorizmit në Afganistan dhe Irak në vitin 2011, por që pas kthimit nga këto misione ai ka shfaqur prirje ekstremiste.

 I divorcuar dhe i hetuar më herët pas denoncimit të bashkëshortes për dhunë në familje Erzen Uka, nuk ka lejuar që dy djemtë e tij t’i mbante e ëma edhe pse gjykata kishte urdhëruar dhënien e kujdestarisë të ëmës. Pavarësisht se zbatimin e vendimit ka pasur edhe angazhim të shërbimit përmbarimor, Uka ka bërë rezistencë duke penguar zbatimin e vendimit të gjykatës. Ende nuk dihet nëse 29 vjeçari ka pasur lidhje me grupet radikale që veprojnë në lindje dhe aktiviteti i tij në Shqipëri.

Gjatë një vëzhgimi të llogarisë së tij në "Youtube", mund të vihet re se Uka ka ngarkuar gjithsej 6 video, e fundit është para një jave. Në video e fundit, rreth 1 minutë, shfaqen dy fëmijë të vegjël, të cilët nën "komandon" e tij të rreptë bëjnë pompa. Bashkangjitur videos, Uka shkruan: "Përgaditeni fëmijët tuaj fizikisht & psikoligjikisht! Muslimani është ushtar i Allahut dhe si i tillë duhet të përgaditet!"

Në një tjetër video, Hamzah Uka shfaqet duke "dhënë leksione" sesi mund t'ia marrësh nga dora pistoletën një armiku e ndërsa nuk kanë munguar edhe deklarata si "Armiqtë e Islamit kanë me i luftu thirrsat e Islamit"

I arrestuari Erzen Uka

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fredi: 16/04/2019 09:52

    B a j g ë!

    Përgjigju
  • Vlora: 16/04/2019 07:38

    Zhdukeni nga faqja e dheut këtë krimin dhe farën e tij. ARBËRIA ËSHTË TOKË E SHQIPËTARVE, JO E PLEHRAVE SI KËTA.

    Përgjigju
  • Iluzioniste: 16/04/2019 01:20

    E drejtë duhet të shtohen kontrollet për elementët ekstremist të të gjitha feve, sapo sulmohen për sjelljen e tyre disa sekte katolike, kristiane dhe ortodokse menjëherë të hidhen në kundërsulm të ashtuquajturit njerëz të civilizuar, emancipuar të ditur e ku di unë. Asnjëherë nuk flitet për ekstremizëm tjetër vetëm atë islam edhe pse kryqëzatat kanë bërë historinë e botës.... Gjithsesi Zoti i sheh të gjitha dhe mendoj se do të bëj më të mirën për më të mirët cilët do qofshin ata.... Por ky tipi nuk qenka mirë nga mendja, të paktën i mëson fëmijët të vet mbrohen e të mos vrasin veten për të njohur krijuesin.

    Përgjigju
  • Drejtesia vazhdon: 16/04/2019 00:24

    Ky paska qene nje maskara qe i torturon femijet ai nuk eshte njeri per kafshe qe nuk i dhimbsen femijet e vet zoti e denofte kete kafshe.

    Përgjigju
  • yp xhixhi: 15/04/2019 22:10

    grek eshte ky mo? se ketu tek gazeta e breshakxhinjev une kam lexuar qe greket jane terroriste.

    Përgjigju
  • Kujdes: 15/04/2019 22:09

    Edhe ne burg keta vazhdojne dhe "lajne trurin " e burgaxhinjeve injorante"!..burgu ne vend qe t"i edukoje i nxjerr me radikale

    Përgjigju
  • Lissius: 15/04/2019 18:14

    Ktij i duhet nje burg psikiatrik, jo burg normal

    Përgjigju
  • E pur si muove!: 15/04/2019 17:38

    Anti terrori dhe njerezit duhet ye hapin syte,sepse me boshllekun dhe injorancen qe mbizotron ne Shqiperi ,Kosove e Maqedoni,keto fenomene po shtohen!!_..duhet nje kujdes dhe legjislacion e vecante,dhe kontrrolle neper Xhamija e shtepite e mjekroshave(sikur ky mos kishte Facebook e youTobe ,si do e zbulonin?!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Partia e Mitsotakis kandidon Fredi Belerin për eurodeputet, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Beleri kandidat për eurodeputet i Mitsotakis, ironia e Brahos: Do ta nderojë Greqinë! Një hajdut e vrasës që zgjidhet në PE

Beleri kandidat për eurodeputet i Mitsotakis, ironia e Brahos: Do ta nderojë Greqinë! Një hajdut e vrasës që zgjidhet në PE