Sot një vit nga tërmeti i 21 shtatorit, Rama: 65 familje përfituan shtëpitë e rindërtuara, ne bëjmë atë që themi (VIDEO)

Sot bëhet një vit pas tërmetit të 21 shtatorit me magnitudë 5.6 rihter. Lëkundjet e tërmetit u ndien në Tiranës, Gjirokastër, Fier, Shkodër e Dibër. Si pasojë e lëkundjeve sizmike u lënduan 105 persona dhe u shënuan shumë dëme materiale, me 1528 objekte të dëmtuara, me tyre edhe 65 banesa.

Një vit më pas, kryeministri Edi Rama postoi videon me shtëpitë e rindërtuara. Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, Kryeministri lajmëron se 65 familje nga Baldushku, Farku, Petrela, Zall Herri, Kashari, Ndroqi, Vaqarri, Zallbasatri, Pezë, Dajt dhe lagje të Tiranës urbane, kanë përfituar shtëpitë e re.

"Sot 1 vit nga tërmeti i 21 shtatorit.

Ne themi atë që bëjmë dhe bëjmë atë që themi!" shkruan Rama.

Rrëfimet e disa nga familjeve që kanë marrë shtëpitë e rindërtuara:

Familja Poçi: Kjo është një lumturi shumë e madhe për mua, kjo më mundonte, vetëm shtëpia. Është një gjë që unë nuk e realizoja dot.

Familja Zela: Kisha 17 vite aty, aty rrita fëmijët e mi. Keq më erdhi shumë, tani them që jam e kompletuar.

Familja Lami: Thashë çdo gjë mori fund, unë mendoja se ku do strehohem, ku do të shkoj. Mrekullia e zotit, zoti e hodhi tërmetin, nga zoti na erdhën dhe falë qeverisë së shtetit tonë.

Familja Rrushi: E kishim si ëndërr. Edhe kur erdhën ustallarën që mi sollën këtu ne nuk i besonim.

Familja Neli: Tre ditë edhe tre net thosha o zot është shtëpia ime apo është shtëpi e huaj. Se shihe shtëpinë e vjetër , shihe shtëpinë e re. Jam shumë e gëzuar", familja Neli.

Familja Aga: Kur hyj e pashë dhomën time, ishte krejt ndryshe nga ajo që kisha. Ishte një dhomë shumë e bukur.

Ndërkohë që vijon ende rindërtimi për shkollat dhe shtëpitë e dëmtuara me 26 nëntor të vitit të kaluar.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Bes: 21/09/2020 10:07

    Termeti nuk vrau i vrave ti dhe ata qe amnistove nga burgu per ndertime jasht standartit. Pallatet ne Thumane kishin vite qe ishin nxjere si pallate te rezikshme nga intituti ndertimit po banoret qe jetonin aty nuk kishin nga te shkonin.

    Përgjigju
  • I zhgenjyeri: 21/09/2020 09:40

    Qe nga termeti i shtatorit vjet, banoret e pallatit "Rafaelo 2000" ne Yzberisht jane rrugeve. Nga ekspertet eshte klasifikuar DS4, por deri tani asnje nderhyrje. Qeveria e Bashkia vazhdojne spektaklin neper fshatra me banesat individuale.

    Përgjigju
  • Qobani: 21/09/2020 09:24

    Evlad ma mir na bjen me rrespektu ligjin e Nanes natyr,ne të gjith që kemi lind kemi me nrru jet,unë për veti nuk e di sa jan të knaqun penzionerat me mua,unë sjam fare me ta,të gjorët kurgja spo punojn për me rrit Sojin,të gjith shpirtat rilindin me atë Soj që kan nrru jet nji period ma par,jan ba parazita,shumica jan shëndru në Vajtus,unë për veti zgjedhi,ma mir tjem pronar i gomarit,se sa gomar me “tërfoj”

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Këshilli Bashkiak i Himarës komandon kryetaren e Bashkisë, koalicioni Bashkë Fitojmë bashkon votat me PS

Këshilli Bashkiak i Himarës komandon kryetaren e Bashkisë, koalicioni Bashkë Fitojmë bashkon votat me PS