Prag tragjedie në Pukë, 17-vjeçari plagos me armë një 11 vjeçar, objektiv kishte kushëririn e tij! I mituri me urgjencë drejt Tiranës! Policia në kërkim të autorit

PUKË- Një 11-vjeçar ka mbetur i plagosur me armë zjarri në Pukë. Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:20 në fshatin ‘Dom Gjegjan’, ku fëmija ka marrë plagë në këmbë.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se i mituri është plagosur nga shoku i tij 17-vjeçar, i cili kishte marrë armën për të vrarë një person me të cilin kishte konflikt. 17-vjeçari ka qëlluar gabimisht mbi të miturin, pasi shënjestra ka qenë kushëriri i 11-vjeçarit.

11-vjeçari, A.N ka marrë një plumb në këmbë dhe po transportohet me helikopter për ndihmë mjekësore të specializuar në spitalin e Traumës në Tiranë.

Policia njofton se autori i identifikuar me inicialet R. C. është larguar nga vendi i ngjarjes dhe po punohet për kapjen e tij.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:02
Plagosi me armë 11-vjeçarin, autori largohet nga vendi i ngjarjes, policia në kërkim

17-vjeçari i cili plagosi me armë zjarri shokun e tij, Arbër Ndreu 11 vjeç, është larguar nga vendi i ngjarjes. Policia e ka identifikuar dhe po punon për kapjen e tij.

“Rreth orës 16:20, në fshatin “Dom Gjegjan”, Pukë, në rrethana ende të paqarta  është plagosur me armë zjarri, një i mitur 11 vjeç, i cili po dërgohet në Spitalin e Traumës Tiranë. Falë veprimeve të shpejta hetimore është bërë identifikimi i autorit të dyshuar  të ngjarjes, shtetasi R. C. 17 vjeç dhe po punohet për kapjen e tij. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë  po punon për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje”, njofton policia.

Ora 17:35
Detaje të reja/ 11-vjeçari u plagos nga shoku i tij

Sipas burimeve nga vendi i ngjarjes 11-vjecari është plagosur nga një 17-vjeçar aksidentalisht. Ato ishin sëbashku dhe gabimisht 17-vjeçari ka shkrehur armën. Një plumb i ka përfshirë këmbën të miturit i cili është dërguar për mjekim te specializuar në spitalin e Traumës.

Ora 17:29
U plagos në këmbë me armë zjarri, 11-vjeçari niset me helikopter drejt Tiranës

11-vjeçari i cili u plagos me armë zjarri në këmbë është nisur me helikopter drejt spitalit të Traumës.

B.K./M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të miratohet ligji për amnistinë fiskale deri në 2 milionë euro?



×

Lajmi i fundit

John

Kush janë vendet pa ushtri dhe cilat janë përfitimet e tyre