Pulë me petë nga zonja Vjollca

Pulë me petë

Përbërësit:

5-6 copa pulë

1 pako peta

350 gr krem kosi

3 vezë

vaj

kripë dhe piper i zi

Përgatitja:

Fillimisht vendosim copat e pulës në një tenxhere me ujë të valuar dhe e lëmë të ziejë për 30 minuta. Shtojmë kripë dhe e lëmë mënjëanë. Në një tas rrahim vezët dhe kremin e kosit, i përziejmë mirë duke shtuar pak kripë. Lyejmë një tepsi me vaj dhe vendosim fillimisht 3 petë të rudhura duke I spërkatur me pak vaj. Spërkatim me vezët e përziera me kremin e kosit, e lagim me pak lëng nga mishi.

Përsëri vendosim 2-3 petë të rrudhura, I lagim sërish dhe kështu veprojmë derisa të përfundojnë petët. Gjthithmonë duke me shumë pak vaj, me kremin me vezë, kos dhe lëng mishi. Në fund vendosim copat e pulës, I lyejmë me kremin me vezë pak fare vaj dhe shumë pak lëng pule. E vendosim tepsinë në furrë, në temperaturë 200 gradë Celsius, për 25-30 minuta.

D.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale