Pullat fiskale në dorë të shtetit, biznesi kërkon të ulet dhe çmimi! Konfindustria: Koncesioni kushtoi 150 milionë euro

Pullat fiskale në dorë të shtetit, biznesi kërkon të ulet dhe çmimi! Konfindustria: Koncesioni kushtoi 150 milionë euro

TIRANE-  Prej vitit të ardhshëm, prodhimi, shpërndarja dhe monitorimi i pullave fiskale për produktet e akcizës nuk do të jetë më një shërbim me koncesion, por në dorë të shtetit. Ky vendim është mirëpritur nga biznesi, i cili thotë se ky koncesion me vlerë 150 milionë euro, nuk ka dhënë ndikim pozitiv për ekonominë, biznesin dhe qytetarët. 

Në një njoftim, Konfindustria thotë se krahas kalimit të këtij shërbimi në shtet, duhet të ulet edhe tarifa që sot paguajnë bizneset për pullat fiskale. Sipas tyre çmimi duhet të jetë 5 herë më i ulët se ai që është sot, me argumentin se kjo kosto është 10 herë më e shtrenjtë se në Kosovë. Në Shqipëri tarifa e pullave fiskale për bizneset është 22,4 USD për 1,000 copë.

Në një projektligj të hedhur për Konsultim Publik që ndryshon ligjin për Akcizat në Republikën e Shqipërisë thuhet se –“nga data 01 janar 2025, pulla fiskale si letër me vlerë dhe monopol shtetëror do të prodhohet dhe shpërndahet nga një person i autorizuar nga Këshilli i Ministrave, si dhe elementët e sigurisë dhe çmimi i pullës fiskale përcaktohen po nga Këshilli i Ministrave”.

Ministria e Financave si propozuese e këtij projektligji thotë, se për shkak të përfundimit të afatit të kësaj kontrate koncesionare më 31 dhjetor 2024, është vlerësuar që prej 1 janarit të vitit të ardhshëm prodhimi dhe shpërndarja e pullave fiskale që vendosen në disa produkte të akcizës t’i rikthehet përsëri shtetit, ashtu siç ka qenë deri përpara vitit 2012.

Aktualisht prodhimi, shpërndarja e monitorimi i pullave fiskale të akcizës kryhet nga shoqëria koncesionare “Sicpa Security Solutions Albania, sh.p.k, të cilat e fituan këtë koncesion në vitin 2011, si rezultat i një propozimi të pakërkuar. Afati i kësaj kontrate mbaroi në vitin 2023 por u shty për në fund të këtij viti.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?



×

Lajmi i fundit

Sulmohen me gurë 2 autobusë me tifozë të Skënderbeut, nga Tirana po ktheheshin në Korçë! Thyhen xhamat (FOTO)

Sulmohen me gurë 2 autobusë me tifozë të Skënderbeut, nga Tirana po ktheheshin në Korçë! Thyhen xhamat (FOTO)