Nga vinçiere në kuzhiniere dhe artizane! Veshja mirditore i ndryshon jetën Drane Fizit nga Rrësheni: Është e veçantë, nuk ka të dytë si kjo

Që në lindje e deri kur u bë nuse, veshjen mirditore nuk e ka ndarë nga vetja.

E veshi në rastet më të rëndësishme të jetës e më tej pasionin e shndërroi në një profesion të mirfilltë.

“Qëkur kam lindur jam veshur me rroba mirditore se kështu ka qenë tradita. Në klasë të parë kam shkuar me veshje mirditore, edhe kur jam martuar po ashtu”, rrëfen Drane Fizi për emisionin “Një nga ne”.

Prej 35 vitesh kjo artizane punon me mjeshtëri veshjet mirditore, ndonëse më herët është detyruar të bëjë punë nga më të ndryshmet për të mbajtur familjen.

Nëna e 3 fëmijëve ka punuar vinçiere, babysitter, kuzhiniere, shitëse në dyqan derisa një kukull e punuar me veshje tradicionale i ndryshoi jetën.

Puna e palodhur arriti t’i merrte më në fund frytet.

Sot numëron 700 kukulla të cilat i ka shpërndarë në të gjithë botën ndërsa veshje ka në gjendje 120 palë.

“E kam filluar me një kukull kur punoja në një dyqan ushqimor. Kukullën e bëra për ta vendosur tek dyqani për qejfin tim dhe e kisha bërë me copa të vjetra që i përshtateshin afërsisht rrobave mirditore. Vjen një burrë mirditor i cili e kishte gruan kolonjare dhe donte t’ia dhuronte. Kështu nisi dhe deri tani kam bërë 700 kukulla dhe 120 palë veshje”, tregon artizania.

Tashmë që veshja mirditore është shpallur “Kryevlerë e Trashëgimisë Kulturore” është shtuar interesi për ta blerë nga vendas dhe emigrantë.

Drane Fizi nuk është e vetmja që e ruan traditën. Edhe 6 motrat e saj kanë të njëjtin mision në jetë, ta përçojnë traditën tek brezat e rinj.

Artizania propozon që të futet 1 orë për traditën në programin mësimor në shkolla.

Për “Një nga ne” në Report Tv, Drane tregon rutinën e saj duke nisur nga mëngjesi tek takimi me motrën, shëtitjen me mikeshën e saj të ngushtë Mrikën dhe punën në makinë qepëse.

Mes nostalgjisë, kujtimeve dhe lidhjes së fortë me Rrëshenin, pensionistja na njeh më shumë me historinë dhe një ditë të zakonshme nga jeta e saj.

Emisionin “Një nga ne” mund ta ndiqni çdo të mërkurë, ora 20:00 në ekranin e Report Tv.

B.K/N.Xh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

'Aktrimi në politikë s'i shërben të rinjve', Kryemadhi: Jam gladiatore me taka e jo grua burrë! Ka ardhur koha të shoh prioritete të tjera

'Aktrimi në politikë s'i shërben të rinjve', Kryemadhi: Jam gladiatore me taka e jo grua burrë! Ka ardhur koha të shoh prioritete të tjera