Gjermania kërkon punëtorë të kualifikuar, prezanton departamentin e ri për vizat

 Gjermania kërkon punëtorë të kualifikuar, prezanton departamentin e ri për vizat

Për të lehtësuar punën e ambasadave të mbingarkuara, Ministria e Punëve të Jashtme të Gjermanisë ka ngritur një departament enkas për vizat.

Këtë e bën të ditur ministria me anë të një njoftimi në Twitter.  

Në njoftimin me hashtag #,mondaymotivation, Ministria e Punëve të Jashtme gjermane prezanton dy punonjës të saj, Jan Freigang dhe Feride Özdemi, të cilët do të merren në Berlin me vizat për punëtorët e kualifikuar. 

Gjermanisë i nevojiten punëtorë të kualifikuar, kryesisht në sektorin e shëndetësisë, teknikës informative dhe zejtarë të kualifikuar.

"Ne do të kujdesemi këtu që të përshpejtojmë procedurën për ata kandidatë për të cilët ka nevojë më shumë ekonomia gjermane," – thotë Jan Freigang në twitter. Feride Oezdemir shton se" kërkesa për vizë bëhet në ambasada dhe kërkesa më pas kalohet në Berlin".  

Ligji i ri i migracionit për të kualifikuarit u miratua në qershor të këtij viti nga parlamenti gjerman dhe do të hyjë në fuqi më datën 1 mars 2020.

Ai parashikon që persona të kualifikuar nga e gjithë bota të marrin një vizë gjashtëmujore për të kërkuar punë, pa pasur nevojë të kenë kontratë pune, sikurse ka qenë deri tani. 

Përveç dëshmisë së profesionit ata duhet të kenë edhe njohuri elementare të gjuhës gjermane. 

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Sulmi në Moskë, Ankaraja: ISIS-K u ndihmua nga shërbimet sekrete

Sulmi në Moskë, Ankaraja: ISIS-K u ndihmua nga shërbimet sekrete