Punëtori shqiptar vritet nga qiradhënësi në Mal të Zi dhe hidhet në livadh, kapet autori

Punëtori shqiptar vritet nga qiradhënësi në Mal të Zi dhe hidhet në livadh, kapet autori

Foto ilustruese

Një shqiptar u vra ditën e shtunë në Tuz të Malit të Zi. Viktima është Edmond Gjinkolaj nga Shqipëria, ndërsa u gjet pajetë në Milesh afër Tuzit. Sipas autoriteteve malazeze, Gjinkolaj është vrarë nga Palokë Juncaj.

Viktima dyshohet se kishte banuar te Juncaj si qiramarrës dhe në Tuz qëndronte si punëtor. Juncaj dyshohet se e ka vrarë në banesë me plumb në kokë. Pasi ka kryer vrasjen, Juncaj trupin e viktimës e ka transportuar në fshatin Milesh ku edhe e ka hedhur në një livadh.

Policia pas informacionit të marrë në mënyrë operative, ka gjetur trupin e viktimës, ndërkohë që ka arritur të arrestojë autorin e krimit. Pasi janë gjetur edhe shenja gjaku në banesën ku Gjinkolaj banonte, në pronesi të Juncaj, ky i fundit ka dorëzuar pistoletën dhe ka pranuar autorësinë e krimit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ymeri: 30/01/2020 00:04

    MALOK OR VELLA,,c'fare te mire pret....c'ke mer vlla pse ankohesh,,,ne dore maloku ke ra...

    Përgjigju
  • Hotjani: 29/01/2020 21:31

    Ç,fare pret prej serbit ta bon shqiptari.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Po riparonte shtyllat e ndriçimit në Elbasan, punëtori i bashkisë rrëzohet nga vinçi, humb jetën në spital

Po riparonte shtyllat e ndriçimit në Elbasan, punëtori i bashkisë rrëzohet nga vinçi, humb jetën në spital