Punëtori u rrëzua nga shkallët gjatë punës dhe përfundoi te Trauma, arrestohet pronari i banesës në Pogradec

Punëtori u rrëzua nga shkallët gjatë punës dhe përfundoi te Trauma, arrestohet pronari i banesës në Pogradec

Foto ilustruese

Arrestohet pronari i banesës në Pogradec ku u rrëzua duke punuar 59 vjeçari i identifikuar si Reshit Laraku. Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme, në fshatin Hudënisht.

Gjatë punimeve në banesën e 47 vjeçarit (e pajisur me leje ndërtimi dhe dokumentacion të rregullt) është rrëzuar nga shkallët Reshit Laraku, i cili mori dëmtime në kokë dhe aktualisht ndodhet në Spitalin e Traumës në Tiranë. Pronari i banesës arrestohet për veprën penale "Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë",

Njoftimi i policisë:

Arrestohet për veprën penale "Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë", pronari i banesës, në të cilën dje, gjatë punës, u dëmtua një punëtor.  

Në vijim të veprimeve procedurale të kryera në lidhje me ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme, në fshatin Hudënisht, Pogradec, ku gjatë punës u dëmtua shtetasi R. L., 58 vjeç, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Sh. P., 47 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë punimeve në banesën e tij (e pajisur me leje ndërtimi dhe dokumentacion të rregullt) është rrëzuar nga shkallët 58-vjeçari, i cili mori dëmtime në kokë dhe aktualisht ndodhet në Spitalin e Traumës në Tiranë.  Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, për veprime të mëtejshme.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 25/06/2021 01:54

    Jane ne vete keta ?! Ne te gjithe boten pergjegjes jane firmat kontraktore te ndertimit, si dhe ne raste si ky, vete punetori.Pse pronari supozohet t'i siguroje skelat,pajisjet e sigurise dhe vendet ku qendrojne gjate punes ??Po beheni qesharake me keto lloj arrestimesh.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Hyn në fuqi vendimim! Brenda vitit paga mesatare bruto për mësuesit arrin në 104 mijë lekë! Për mjekët e Përgjithshëm 131 mijë lekë dhe infermierët në 87 mijë lekë

Hyn në fuqi vendimim! Brenda vitit paga mesatare bruto për mësuesit arrin në 104 mijë lekë! Për mjekët e Përgjithshëm 131 mijë lekë dhe infermierët në 87 mijë lekë