Punimet e fëmijëve me autizëm shiten tek sheshi ‘Skënderbej’, paratë shkojnë për nevojat e tyre! 17 vjeçari ekspozon pikturën e tij kuqezi

TIRANË- Kjo pikturë me gjysmë shqiponjën dykrenare dhe në anën tjetër hartën e Shqipërisë së madhe, është realizuar nga Briken Hasimi, 17 vjeçar me spektrin e autizmit.

Këtë punim së bashku me të tjera realizime të bëra nga fëmijë e të rinj njëjtë si ai, Brikeni e ka nxjerrë për ta shitur në një nga shtëpizat e Sheshit ‘Skënderbej’.

“Unë Briken Hasimi. Jam 17 vjeç. Jam në Gjimnazin Qemal Stafa në kryeqytet. Këtë pikturë e kam bërë për mbrëmjen gala Autizmi flet. E kam bërë për 3-4 ditë këtë pikturë. Motra e zgjodhi këtë ide. E kanë kërkuar për ta blerë. Unë dal, ja kaloj mirë me mësuesen ndihmëse. Të hënave, të mërkurave dhe të premteve bëj basketboll. Shkoj në prova dhe në një shfaqje teatrale. Bëj dhe piktura. Të gjithë ato njerëz që janë të apasionuar pas pikturave duhet ti blejnë. Këto para do shkojnë për fëmijët autikë”, tha Brikeni.

Paratë e mbledhura nga shitjet do të shkojnë po për fëmijët me spektrin e autizmit.

“Të gjitha këto punime që po shihni janë të bëra nga fëmijë me spektrin e autizmit. Nga disa rrethe të Shqipërisë, jo vetëm nga Tirana. Kemi nga fëmijë të qendrës së Pogradecit. Janë me mjete ricikluese. Ideja erdhi për të lobuar që e gjithë shoqëria të kuptojë se autizmi nuk është sëmundje. Është një çrregullim neurologjik. Shitje më shumë kemi pasur tek të huajt. Se di pse të huajt janë më të ndjeshëm se sa shoqëria jonë shqiptare. Ne duhet ta bërtasim fort që autizmin duhet ta pranojmë. Ata janë aq të aftë sa kanë bërë punime kaq të bukura”, tha Egla Bajrami, organizata ‘Autizmi Flet’.

Por Brikeni nuk merret vetëm me piktura. Ai ndjek një sërë aktivitetesh të tjera si sporti apo klubin e arteve. Nga pas ka gjithmonë mamanë dhe gjyshen, e cila nuk nguron së shprehuri krenarinë për nipin.

“Unë jam Sabaete Hasimi, jam gjyshja e Brikenit. Kam shumë debulesë për Brikenin. Në fillim mezi foli, por tani është bërë dikush në jetën e tij. Mori iniciativën që të bëje hartën e Shqipërisë. U ul atje në tapet në shtëpi dhe e ka pikturuar me qejfin më të madh. Brikenin e duan të gjithë. Nusja e ka ndihmuar shumë, nuk ka lënë vend pa e çuar, ku bëhen dhe festat. E ka ndjekur në stërvitje. E ka ndjekur pa fund. Të gjithë të vijnë tek sheshi Skënderbej dhe ta shohin pikturën. Kur të shitet lekët do kalojnë për fëmijët autikë. Të blejnë pikturën e Brikenit dhe njëkohësisht të tjerat”.

Pikturën e Brikenit por dhe punimet e shumë fëmijëve me spektrin autik gjenden tek një nga shtëpizat pranë Bashkisë së Tiranës.

B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Wall Street Journal: Sipas inteligjencës amerikane Putin nuk ka lidhje me vdekjen e Navalnyt

Wall Street Journal: Sipas inteligjencës amerikane Putin nuk ka lidhje me vdekjen e Navalnyt