Punimet në aeroportin e Rinasit, ministrja: Çdo pasagjer të mos presë më shumë se 10 minuta! Terminali i ri mund të përfundojë brenda korrikut

“Pritje jo më shumë se 10 minuta”. Ky është kriteri që është vendosur në aeroportin e Rinasit ku ka fluks pasagjerësh për shkak të sezonit veror, prej heqjes së kufizimeve prej pandemisë së Covid-19 dhe prej operimit të shumë kompanive ajrore me çmime të ulëta.

Ministrja e Instrastrukturës, Belinda Balluku shtoi se jemi në moment piku dhe inspektoi punimet e terminalit të ri. Ajo shtoi se ka nisur puna vetëm me ashensorët, ndërsa po presin shkallët lëvizëse që janë vonuar për shkak të pandemisë. Në aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza” ka nisur puna për shtimin e kapaciteveve përpunuese dhe zgjerimin e pistës.

Qëllimi i terminalit të ri është që të përballohet i gjithë fluksi i pasagjerëve dhe të shmanget trafiku apo radhët e gjata deri në 2-3 orë. Ndër të tjera, Balluku tha se kanë dëgjuar nga investitori që terminali mund të përfundojë brenda muajit korrik, që e cilëson deklaratë shumë ambicioze. 

“Kemi një pjesë tjetër të ndërtuar në aeroportin e Rinasit gjatë javëve të fundit për të shtuar kapacitetet përpunuese për të gjithë qytetarët duke qenë se jemi në periudhë piku, është periudhë ku fluturimet janë shtuar disa fish dhe nuk kemi vetëm pasagjerë shqiptarë, por edhe të huaj që vizitojnë vendin tonë gjatë periudhës së verës si turistë.

Ne po mundohemi të marrim të gjithë masat për të lehtësuar sa më shumë lëvizjen e pasagjerëve por edhe për të qenë konform me të gjithë kërkesat dhe rregulloret e BE sa i përket kohës së përpunimit. Ne të gjithë na duhet të udhëtojmë këto kohë, qoftë prej detyrës dhe e shohim se si është situata në botë me trafik të shtuar dhe radhë të gjata deri 2-3 orë.

Sot teksa diskutoja me drejtorin e aeroportit, po flisnim se sipas një të dhëne që ka pasur në takimin e fundit të bërë në Romë për aeroportin, disa më të mëdha se i Amsterdamit kanë qenë të detyruar të ulin numrin e pasagjerëve dhe fluturimeve sepse nuk po e përballojnë dot prej mungesës së punonjësve.

Viti 2022 është vit që padyshim ka pasur sfida sa i përket aviacionit dhe jemi munduar që t’i zgjidhim ato. Të gjithë pasagjerët kalojnë në pikat e reja të kontrollit të kufirit dhe nga ç’kam të dhënat, kemi arritur që të mbajmë kohët e duhura. Sot, synimi është të përpunohen 1246 pasagjerë për orë, secili të marrë kohë 7 minuta përpunimi dhe koha e pritjes të çdo pasagjeri të mos jetë më e gjatë se 10 minuta. Këto kritere i kemi arritur”, tha Balluku.

Nuk është vetëm terminali i ri që po ndërtohet, por edhe 4 vendparkime të reja. Ndër të tjera, aeroporti i Rinasit po zhvillohet në 4 faza, e para me përfitim në pjesën e poshtme, faza e dytë konsiston në rritjen e pjesës së bagazheve, në fazën e tretë do kemi zgjerim të check init dhe në fazën e katërt, i gjithë aeroporti të funksionojë për kategorinë 4E, pra për fluturimet ndëroqeanike. Me zgjerimin e terminalit, pritet që të shkojë në 15 numri i avionëve në orë ndërsa aktualisht arrihen të menaxhohen 10 avionë në orë.

Sipas Ballukut, zgjerimi i kapaciteteve synon lehtësimin veçanërisht për ata që udhëtojnë për turizëm, si dhe pritet që deri në fund të vitit të arrihet qëllimi që të ketë 4.9 milionë pasagjerë, synim që pritej të realizohej në vitin 2025.

"Zhvillimet që po bëhen brenda aeroportit, investimet janë më të rëndësishmet në industri dhe duhet thënë që është parashikuar një investim prej 100 milionë eurosh për fazën e re të zhvillimit të aeroportit. 14.500 metër katror që sot janë në disponim të terminaleve, deri në fund të fazave investuese do të arrijnë në 40.500 metër katror. Kjo vjen prej numrave të rëndësishëm. Ishte parashikuar që kjo shifër që po arrijmë sot, pra 4.9 milionë pasagjerë që do të arrihet deri në fund të vitit 2022 të arrihej në vitin 2025", tha Balluku.

A.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Pasagjeri eshte mbreti: 27/06/2022 06:47

    Znj. Ministre mos u tallni kaq hapur me shqiptaret. Pyet nje bere sa kushton nje kafe ne Rome Paris Londer dhe sa kushton aty ne vendin e mbrekullive? Pyet nje here sa kushtojne biletat low cost qe po na reklamoni Pyet nje here sa kushton te parkosh makinen ne terminal ne europe dhe aty.... ....edhe pastaj dil e te tallesh lesht ne TV

    Përgjigju
  • 136: 27/06/2022 01:25

    Pasagjeri esht mbreti , e ka pas ngju kur merte leksionet para turnit nkrociera

    Përgjigju
  • Timi: 26/06/2022 16:57

    Eshte bere si qender tregtare jo aerorport. Vetem fruta perime kane ngel pa u shitur aty. Biletat vazhdojne ne stratosfere.

    Përgjigju
    • Era: 27/06/2022 01:17

      E ka merak Balluku aeroportin. Nuk ka lene loocar dhe cerr nga ata te vetet pa punesuae atje. Nje monster korruptive ne vete.

  • goni: 26/06/2022 16:13

    qesharake ,me kamera per show ...nuk presin as te mbaroje se ju duhet per fushate .....albanistan si zakonisht ...

    Përgjigju
  • Dhendri i Besnik Bekteshit: 26/06/2022 16:03

    Zonjen Balluku e terheqin shume investimet private te Kastratit, ortakut te Met Hases.

    Përgjigju
    • Mateo: 27/06/2022 02:11

      E di zonja balluku se puntorët e aeroportit rrinë në kontinjer plerash me rroga qesharake edhe në fund të muajit ja vjedhin 3 dit pune

  • Sondazhi i ditës:

    Partia e Mitsotakis kandidon Fredi Belerin për eurodeputet, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kurti pas vendimit të Asamblesë: Me Kosovën, KiE fiton një demokraci të re e të gjallë

Kurti pas vendimit të Asamblesë: Me Kosovën, KiE fiton një demokraci të re e të gjallë