Punimet në pjesën verilindore të Unazës së Madhe, Balluku: Kemi zgjidhur problemin e shpronësimeve, shpresojmë që vepra të përfundojë para afateve

Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku ka inspektuar punimet në lotin 2 të pjesës verilindore të Unazës së Madhe të Tiranës. Në këtë lot janë realizuar më shumë se gjysma e punimeve mbi projektin e ndryshuar rrënjësisht nga projekti fillestar i rrugës ku janë shtuar elementë dhe krijuar hapësira edhe për lëvizjen e lirë të banorëve, jo vetëm për automjetet.  Loti 2 i Unazës Lindore është vazhdim i lotit 1 që vjen nga TEG-u deri tek fusha e helikopterëve në Farkë. Është 2.38 kilometra dhe shkon deri në fillim të zonës së Shkozës ku aty bashkohet me lotin 3, duke dal në rrethrrotullimin e Shkozës.  

Balluku tha se investimet në zonat urbane kanë problematike me shpronësimet dhe dokumentacionet përkatëse nga vetë banorët, por që në këtë rast banorët janë shpronësuar nga fondi i përcaktuar nga qeveria prej 148 milionë lekësh. Balluku tha se në këtë projekt të ndryshuar kanë marrë zgjidhje edhe kërkesat e paraqitura nga Bashkia e Tiranës për ta pasuruar projektin me elementë urbanë ku do të përfitojnë banorët e zonës.

Në të gjitha kantieret, të cilat kalojnë mes për mes zonave të banuara ne kemi një problematikë shumë të madhe që ka të bëjë me shpronësimet, mungesat e dokumentacionit nga ana e vetë banorëve dhe sigurisht çfarë është e rëndësishme për t’u theksuar është që të gjitha lotet e Unazës Lindore, që nga viti 2018 me kërkesë të Bashkisë së Tiranës kanë pësuar disa transformime. Kemi shtuar elementë të një zone urbane në shërbim të qytetarëve, siç është ndriçimi anësor, apo siç janë trotuaret edhe elementë të tjerë, që mund të kenë krijuar vonesa, por padyshim e bëjnë këtë vepër, si dhe lotet e tjera, shumë miqësore ndaj banorëve të zonës”, u shpreh Balluku.

Ministrja theksoi se pavarësisht problematikave, të cilat tashmë kanë marrë zgjidhje, është e rëndësishme që kjo vepër të përfundojë brenda afateve, pasi vendosja në funksion e saj i jep zgjidhje problematikës së trafikut të rënduar në rrugët e kryeqytetit.

“Për ne është shumë i rëndësishëm afati i dorëzimit. Qytetarët tashmë duhet që të marrin këtë vepër infrastrukturore dhe duhet ta përdorin atë, pasi është shumë e rëndësishme për kryeqytetin. Ne presim që në përfundim të të gjitha lotëve, Tirana të lehtësohet nga trafiku i rënduar për shkak të rritjes demografike që kryeqyteti ka dhe padyshim edhe rritjes së mirëqenies dhe numrit të makinave dhe që është normale sot”, tha Balluku.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Populli: 18/09/2020 11:13

    kompania Salillari punon me pak njerez dhe me orar te reduktuar. Aty duhen shume forca dhe 24 ore pune. Apo mjafton qe e ke mire me ministren dhe varja ? Eshte bllokuar komplet trafiku, ka 20 vjet dhe nuk behet nje mbikalim. Edhe nje te zogu i zi qe filloj te behej dikur , e anulloj vet qeveria

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Në tre muaj 1.6 mld euro në arkën e shtetit, por bien fitimet e biznesit! ‘Financat’: Shpenzimet publike 1.2 mld €

Në tre muaj 1.6 mld euro në arkën e shtetit, por bien fitimet e biznesit! ‘Financat’: Shpenzimet publike 1.2 mld €