Punonjësit e qendrës tregtare në Fier dhe peshkatarët në Sarandë në protestë: Duam pagën e luftës

Punonjësit e qendrës tregtare në Fier dhe peshkatarët në Sarandë në protestë: Duam pagën e luftës

50 peshkatarë të Sarandës dhe 30 punonjës të një qendre tregtare në Fier po protestojnë për të marrë pagën e luftës dhe shprehen se me gjendjen e pandemisë nuk po munden dot të mbijetojnë.

Në Sarandë peshkatarët shprehen se po falimentojnë dhe kërkojnë ulje të çmimit të naftës dhe pagën e luftës. Edhe në Fier, punonjësit e një qendre tregtare shprehen se kanë  ikur që me 12 mars nga puna, ndërkohë që pronari prej dy muajsh e gjysmë nuk u ka dhënë as pagat.

Duhet theksuar se protestat në kohë pandemie dhe grumbullimet e krijuara në këtë periudhë janë të ndaluara me ligj.

Lajmi kryesor:

Punonjësit e qendrës tregtare në Fier dhe peshkatarët në Sarandë në protestë: Duam pagën e luftës

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:56

Ora 11:41
'Po falimentojmë', peshkatarët e Sarandës në protestë: Ulni çmimin e naftës dhe na jepni pagën e luftës (VIDEO)

Rreth 50 peshkatarë të Sarandës kanë protestuar për shkak të çmimit të lartë të naftës por dhe mospërfitimit të pagës së luftës. Për shkak të mbylljes së restoranteve por dhe uljes së fuqisë konsumatore, peshkatarët shprehen se po falimentojnë  dhe për këtë kërkojnë mbështetje nga shtetit. Ata shprehen se çmimin e  naftës e paguajnë më shumë se jahtet që vijnë të furnizohen në Sarandë. Nafta me çmim të papërballueshëm ka bërë që peshkatarët në Sarandë të dalim më rrallë në det, duke e bërë të vështirë kështu edhe sigurimin e pagesës për punëtorët. Gjithashtu ata shprehen se pavarësisht se hanë të siguruar asnjëri prej tyre nuk ka përfituar pagën e luftës. Nga porti i peshkimit ata kërkojnë që qeveria të ndërhyjë për këtë çështje.

"Kemi një problem për punën e karburantit dhe e marrim me çmim shumë të lartë edhe pse çmimi ka rënë shumë në bursa ndërkombëtare. I kërkojmë qeverisë ta shikojnë me prioritet këtë çështje. Shikoni problemin e karburantit pasi jemi drejt falimentimit", tha një peshkatar.

Ata thonë se po dalin një herë në 3-4 ditë në det pasi nuk kanë se ku ta shesin mallin e tyre dhe kjo po i çon drejt falimentit.

Mbyllja si pasojë e pandemisë e restoranteve, ulja e konsumit familjar, mungesa e tregut dhe çmimet e larta të naftës janë disa nga arsyet që peshkatarët deklarojnë se po i çojnë drejt falimentimit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • xXx: 04/05/2020 16:47

    Qylxhinje edepseze

    Përgjigju
  • Kafsha: 04/05/2020 15:20

    Ore qelbesira nuk u shpëton nje page , turp! Ne vend qe t ia lini vendit ato pará qe ka nevoje.. Mos u qani por ndryshojeni gjendjen! Mos prisni tu shpëtoje kjo page, mbetet duke u qurravitur, turp!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Partia e Mitsotakis kandidon Fredi Belerin për eurodeputet, si e vlerësoni?

×

Lajmi i fundit

'Finalja' kundër Real Madrid, Pep Guardiola: Respekt për kundërshtarët, i urojmë nëse na mundin

'Finalja' kundër Real Madrid, Pep Guardiola: Respekt për kundërshtarët, i urojmë nëse na mundin