Punonjësit e transportit sërish në protestë para 'Financave' për pagën e dytë: Shoqatat na përdorin mish për top! I shpërndan policia

TIRANE-Edhe pse jemi në një situatë pandemie një numër i konsiderueshëm punonjësish kryesisht të transportit në kryeqytet kanë protestuar me kërkesën e vetme, marrja e një page 40 mijë lekë, pasi sipas tyre janë në vështirësi financiare dhe nuk kanë punuar asnjë ditë të vetme që nga mbyllja e transportit.

“Kemi dalë për pagën e dytë. Na bie 4 muaj që kemi pa paga përveç asaj që morëm në maj, por na bie edhe muaji korrik pa lekë. Ne kërkojmë vetëm pagën që na takon. Nga marsi deri më sot që po flasim asnjë ditë në punë.  Këta e marrin rrogën e tyre ne nuk marrim gjë. Të paktën të na japin një zgjidhje, të gjithë jemi pa punë kemi familje” u shprehën disa prej tyre.

Ndryshe nga herët e kaluara këtë herë punonjësit kanë pasur edhe një kritikë tjetër, sa i përket shoqatave. Sipas tyre ata nuk i kanë përfaqësuar dhe se në krye të listës së kërkesave duhet të vinin kërkesën për pagën e tyre të dytë.

“Shoqatat ne na përdorin mish për top. Pika e parë që duhet të vinin është pagën tonë, pastaj çfarë iu takonte atyre. Ata i bëjnë karshillëk njëri tjetrit dhe punëtorëve" thanë ata. Të pranishëm ishin edhe forca të shumta policie, të cilët bënë të mundur shpërndarjen e protestuesve për shkak se grumbullimet janë të rrezikshme referuar situatës së krijuar nga COVID.

Pak ditë më parë Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj paralajmëroi kompanitë se nëse nuk nisin punën do të humbasin licencën.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Miratohet bonusi i qirasë për familjet e Kombinatit, Veliaj: Brenda verës hedhim shortin për shtëpitë e reja! I kemi fituar të gjitha gjyqet

Miratohet bonusi i qirasë për familjet e Kombinatit, Veliaj: Brenda verës hedhim shortin për shtëpitë e reja! I kemi fituar të gjitha gjyqet