POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Punonjësja e DAR i del haptazi kundër ministres, Shahini: S'e di në cilin univers ndodh kjo

Ministrja e Arsimit, Besa Shahini është gjendur në një situatë të çuditshme në qytetin e Dibrës, teksa një punonjëse e DAR Dibër i ka dalë kundër haptazi në publik. Punonjësja e DAR i ka kërkuar Besa Shahinit që mos lejojë bashkimin e dy gjimnazeve ”Said Najdeni” në një të vetëm dhe këtë kërkesë e ka specifikuar se e bën në cilësinë e një nëne qe ka fëmijë në atë shkollë dhe jo si një zyrtare e DAR. Por kjo kërkesë e punonjëses Margarita Markja ka befasur ministren Shahini. Ministrja është shprehur se nuk e kishte imagjinuar ndonjëherë që një punonjëse e ministrisë te dilte hapur kundër një vendimi, pasi presupozohet se të parët që do duhet të hartojnë dhe më pas t'i mbrojnë politikat dhe vendimet e ministrisë, janë pikërisht punonjësit e saj.

Punonjësja e DAR: Unë sot jam këtu jo si staf i DAR Dibër që ishim deri tani, por si dibrane, si nënë e fëmijëve që mësojnë në këto shkolla dhe jam këtu për të protestuar për bashkimin e gjimnazeve nga dy në një dhe nuk lejoj askënd në botë që të mbyll një gjimnaz në qytetin e Peshkopisë, por as në një qytet tjetër. Nëse ne mbyllim gjimnazin “Said Najdeni” do mbyllim një gjimnaz në Bulqizë, një gjimnaz në Selistë, një në Radomirë. Ky është misioni i ministrisë së Arsimit? Unë si dibrane, nuk flas në statusin e jusristes së DAR Dibër. Ministria ka hedhur duke legjitimuar mbylljen e një shkolle në Dibër.


Ministrja Shahini: Nuk e di në cilin univers proteston punonjësi i ministrisë kundër ministrisë

Ish-godina e Universitetit “Aleksandër Mosiu” filial i Durrësit në qytetin e Peshkopisë, pas mbylljes së universitetit u rikthye sërish në gjimnaz në nëntor të vitit 2017, duke u bërë gjimnazi “Said Najdeni” 2 me 550 nxënës po aq sa gjimnazi “Said Najdeni” 1. Për shkak të numrit të vogël të nxënësve, kjo shkollë është parashikuar që të mbyllet dhe kjo godinë të vihet në funksion të Bashkisë, por banorët kanë dalë kundër.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

Komente

  • Mari: 27/06/2019 02:55

    Kta kan marre sprapthi te gjithe Ci duket vetja njeher ksaj ministres A po e beni per popullin bejeni per popullin ather Merrni disa vendime qe supozohet ti sherbejne komunitetit dhe jo ideve tuaja komuniste, perderisa kta banore shprehen kunder pse duhet ta mbyllni shkollen, fundja eshte shkolla e tyre jo juaja. Je thjesht nje manekin zonja ministre, me vjen shum keq per ju dhe per idete tuaja, si nje zonje e re ne moshe duhet te kishit te pakten nje ide mbi demokracine ne pergjithsi e lere me sesi duhet te jene vendimet demokratike. Cdo gje ne shqiperi po bie. Shendetsia po, ekonomia po e po, ligji spo zbarohet, censurim kudo, askujt si lejohet te dal kundra se kohet e fundit qenka dicka qe “ku eshte pare”. Jemi ne komunizem dhe po e lejojme te zhytemi akoma me thelle. Te gjithe kemi faj qe arritem der ktu. Ju lumte ktyre qe gjeten budallenj.

    Përgjigju
  • odeta: 06/05/2019 12:11

    Sipas ministres, nje punonjes pjese e ministrise nuk duhet te kundershtoje??? Ku jeton kjo?? Eshte demokraci Znj. mos shqipfolese, dhe jo bindje lepe peqe si t'ju doje ajo qe nuk thuhet

    Përgjigju
  • ani: 27/04/2019 12:40

    se kuptoj dot, me gjith respektin si mund te vihet ministre arsimi nje njeri qe nuk flet dot shqipen letrare. po ta degjoni eshte kimplet dialektike shqipja e saj, sikunder eshte absurd/idiot veprimi per te mbyllur nje shkolle

    Përgjigju
  • Kyllufi: 27/04/2019 11:38

    Po pra shkon ti gjithe e parfumosur ne nje vend qe e pe per here te pare e te fundit dhe thua do mbyll një shkollë dhe pret ovacionet...vetëm në albanistan pretendohet kjo

    Përgjigju
  • Ilo: 26/04/2019 21:37

    Peshkopia historikisht nje gjimnaz ka patur, Radomira Selishta ka nja 20 vjet pa shkolla te Mesme, por duket qe lajmi eshte hartuar keq. Rita Markja eshte juriste e Dar denbabaden megjithe pushtet et qe jane nderruar dhe deri para ca kohesh ka mbajtur e komanduar postin e Drejtorit te Dar dhe ndoshta largimi I saj nga ky post ka bere qe te reagoje ne kete forme.

    Përgjigju
  • Italia: 26/04/2019 19:44

    Avash pak ministre, se nuk jemi me ne komunizem !

    Përgjigju