Punonte në ndërtim prej 20 vitesh në Itali, arrestohet shqiptari me 21 kg heroinë në shtëpi! Si lindën dyshimet e policisë

Punonte në ndërtim prej 20 vitesh në Itali, arrestohet shqiptari me 21 kg heroinë në shtëpi! Si lindën dyshimet e policisë

Heroina e sekuestruar

Një punëtori shqiptar në Milano është arrestuar pasi gjatë kontrollit në banesë i janë gjetur 21 kg heroinë. Dyshimet e policisë lindën pasi vunë re një furgon me një burrë në bord, i cili ndaloi në rrugë duke pritur dikë. Pas pak, mbërriti një burrë tjetër i cili hipi në automjet dhe më pas zbriti pas disa çastesh dhe hyri në një ndërtesë duke humbur gjurmët. Menjëherë agjentët ndaluan furgonin duke e kapur shoferin me 10 gr kokainë.

Përgjigja e shqiptarit 48-vjeç ishte se e kishte për përdorim personal, por agjentët nuk u bindën dhe gjatë kontrollit në apartamentin e tij iu gjetën edhe  43 pako me heroinë me peshë 21 kg.

Gjithashtu policia sekuestroi 2.5 kg përzierës, material ambalazhi, presa dhe 5,000 euro.

Shqiptari kishte në Itali për më shumë se 20 vjet, ishte pa precedent dhe punonte në një kompani si punëtor ndërtimi.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kajaku: 27/09/2020 18:43

    Sa mire I merrni kto informacione , u ndal me Kokaine Edhe ne shpi ju gjet heroine , kishte 20 vjet ne ndertim ,shkollen Fillore ku e kishte mbaruar ,

    Përgjigju
    • Taku: 29/09/2020 21:15

      Po ne shqiperi do ta ket mbaruar se se I bie Te ket ikur nga shpiperia 28 vjeç.

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Jakin Marena: Heshtja e Kurtit për presionin e Greqisë ndaj Shqipërisë për ‘Belerin’

Jakin Marena: Heshtja e Kurtit për presionin e Greqisë ndaj Shqipërisë për ‘Belerin’