Punonte për agjencinë e njohur Reuters/ Ndërron jetë fotoreporteri i njohur Arben Çeli (FOTO)

Punonte për agjencinë e njohur Reuters/ Ndërron jetë fotoreporteri i njohur Arben Çeli (FOTO)

Fotografi Arben Çeli

TIRANË- Ataku kardiak i merr jetën fotoreporterit të njohur Arben Çeli. Ai ishte një nga me profesionalët në vend dhe ka punuar për një kohë të gjatë për agjencinë ndërkombëtare të lajmeve Reuters.

Në rrethin e gazetareve Arben Çeli njihej si një njeri pozitiv dhe mjaft profesionist. Miqtë e tij më të afërt e tregojnë si një njeri që transmetonte gjithçka nëpërmjet fotografisë, që ishte pasioni dhe profesioni i tij.

Gazetarisë shqiptare do t'i mungojnë fotot e tij brilante nga ngjarjet më të rëndësishme në vend. Arbeni do t'i mungojë shumë familjes,por edhe kolegëve dhe vendit. Redaksia e Shqiptarja.com shpreh ngushëllimet për këtë humbje të parakohshme me respekt të thellë për këtë fotoreporter të talentuar dhe njeri të jashtëzakonshëm.

r.k.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës