Pushimi i hetimeve për Bashën, Braçe: Përsëri s'u gjykua, e shpëtoi sistemi i vjetër që ndërtoi

Pushimi i hetimeve për Bashën, Braçe: Përsëri s'u gjykua, e shpëtoi sistemi i vjetër që ndërtoi

Fotoja e Lulzim Bashës, postuar nga Erjon Braçe

TIRANE-Zv/ kryeministri Erjon Braçe ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së Tiranës për të pushuar akuzën për falsifikim kundër Lulzim Bashës dhe dy zyrtarëve të PD-së, Arben Ristani dhe Ilir Dervishi lidhur me dosjen e lobimit në SHBA. Braçe thotë se Basha përsëri nuk u gjykua, dhe se është i vetmi politikan që nuk gjykohet kurrë për akuzat.

Ai thotë se janë dy standarde, njëri për qytetarët që nuk kanë prokurorët dhe gjykatësit e tyre dhe tjetri për Lulzim Bashën, që sipas zv/ kryeministrit ka prokurorët, gjykatësit dhe avokatët e tij. Vendimi i sotëm për Braçen nuk duhet ngatërruar, pasi është nga sistemi i vjetër dhe jo drejtësia e re.

Braçe shigjeton edhe ish-ministrin e Drejtësisë Eduard Halimi që ishte sot avokati i Bashës në gjyq. "Ky eshte ende sistemi i vjeter i padrejte, i pandershem, politik e banal qe ka ndertuar Lulzim Basha me ministrin e tij te drejtesise".

Postimi i plotë i Erjon Braçes
Perseri nuk u gjykua per dy akuza te ngritura nga prokuroria! Lulzim Basha ishte dhe mbeti i vetmi politikan qe nuk gjykohet kurre per akuzat mbi te! Kurre nuk eshte trajtuar si i barabarte para ligjit!
Ky vend ka dy standarde: Njeri per qytetaret dhe cilindo tjeter qe nuk ka prokuroret e gjykatesit e tij;

Tjetri per Lulzim Bashen qe ka gjithnje prokuroret, gjykatesit, avokatet e tij, te cilet kane emeruar prokuroret e gjykatesit qe as hetojne e as gjykojne vec nje politikan-Lulzim Bashen. Kush e ngaterron kete duke e treguar si produkt i #ReformaneDrejtesi, gabon! Ky eshte ende sistemi i vjeter i padrejte, i pandershem, politik e banal qe ka ndertuar Lulzim Basha me ministrin e tij te drejtesise.

Kesaj rradhe eshte edhe me e qarte, por edhe me e turpshme; Nje lobist amerikan, ne maredhenie ligjore e publike me PD, materializuar me firma te tij e te Lulzim Bashes, ka deklaruar ne cdo zyre ligjore te SHBA se ka marre prej PD permes nje kompanie ne maredhenie me te, 670 000 DOLLARE! Ne zyrat ligjore te Shqiperise, Lulzim Basha as qe i ka deklaruar ato! Pyetja qe priste pergjigje nga prokurore e gjykates bashke, mbetet e thjeshte: Te kujt jane 670 000 dollaret e paguar e te deklaruar ne Amerike?

Lobisti ne marredhenie me PD e Lulzim Bashen, thote qe jane te PD dhe kompanise qe ka vepruar per llogari te saj. Lulzim Basha nuk thote asgje! Madje nuk thote as qe lobisti i tij genjen nen betim! Kete duhet te zbardhte prokuroria e te gjykonte gjykata. Por Lulzim Basha nuk gjykohet kurre! Ka gjithnje gjykatesit e prokuroret qe i garantojne imunitet, mungesen e nje gjyqi per te! Ky eshte sistemi i tij, i tyre dhe eshte ende ne kembe!

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • rem: 14/01/2020 00:24

    haaaa, e shpetoi rama yt, sa te jet ed palla luli ben qef dhe populli vdes per buke.

    Përgjigju
  • O tej: 13/01/2020 22:36

    Ha m... Brace ha te ven mire e leh si q... Lulq*mja nuk i shqit shalet gjithmone i virgjer

    Përgjigju
  • BRAÇE: 13/01/2020 20:44

    O Erjon Braçe po populli Shqiptar për çfar jua dha ju votën ? Keni 8 vjet në pushtet pse si qëruat kto wc publike nga drejtësia ti kishit hequr me fakte për punët e pista që kan bër. Kta jan shumica me 8 vjeçare që qeni zi malok salhe i bëri gjykatës e prekuror. Po ju për çfar e morët votën ? Ti kishit shkulur me rënj o Braçe prandaj mos bëj vërr vërr e dërr dër.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet