Pushohen 600 punonjës të administratës, Rama: Nuk ishin të denjë në shërbim

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se janë pushuar nga puna rreth 600 punonjës, pasi nuk kanë ofruar shërbim e duhur tek qytetarët.

Në takimin e përjavshëm me qytetarët që kanë gjetur zgjidhje më anë të portalit "Shqipëria që duam.al", Rama tha janë raportuar shumë raste nga qytetarët, të cilët nuk kanë marrë zgjidhje për problemin e tyre, por mbi të gjitha ka pasur edhe një sjellje aspak të hijshme nga ana e punonjësve që janë në vijën e parë të shërbimit.

"Janë 600 individ, nga punonjës deri tek drejtues që janë pushuar nga puna se nuk kanë qenë të denjë në shërbimin e qytetarëve. Edhe nga konstatimet tona në bazë të rezultateve të punës së matshme, nga raportet dhe ankesat, por edhe marrja e perceptimit të qytetarëve, ka një perceptim që ndjehet tek shërbimet publike. Miku i famshëm që ishte ilaç tradicional për problemet në shtet, sot ka jo vetëm pamjen, por edhe trajtën e qeverisë. Qeveria miku më i madh i çdo qytetari", tha Rama. 

Shefi i qeverisë shtoi po ashtu se deri tani janë zgjidhur afro 30 mijë ankesa, ndërsa u bëri thirrje qytetarëve që të denoncojnë grabitqarët dhe parazitët, që nuk i shërbejnë shqetësimeve dhe halleve të tyre.

 “Është qeveria miku më i madh i çdo qytetari. Nuk ka mik më të madh dhe më efikas se qeveria, pasi ajo mund ta bëj për secilin qytetar. Grabitqarët dhe parazitët nuk mund t’i idetifikojmë pa ndihmën tuaj. Është koha që të ndajmë të thatin nga i njomi. Më vjen mirë të them se numri total i ankesave në platformë, ka kaluar 41 mijë dhe po afrohen në 30 mijë rastet e zgjidhura. Kjo tregon se ku e kemi çuar komunikimin me njerëzit. Komunikim të drejtpërdrejtë  me njerëzit që nuk jetojnë në kazan, me njerëzit që nuk rrinë kafeve dhe nuk bëjnë llogje. Ne vërtetë kemi marrë votën e tyre, por qëndrojmë 24 me ta dhe në çdo  sekondë që ata na kërkojnë”, shtoi kryeministri. 

Kryeministri Rama nënvizoi edhe një herë se platforma “Shqipëriaqëduam.al” ka shërbyer për qytetarët si instrument për zgjidhjen e problemeve.

VIDEO/ Aktivitet i Bashkëqeverisjes sot te kryeministria

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Pipino: 24/04/2019 23:03

    Bejani llogarine mire o Shqipetare 600 veta te pushuar edhe ky palo kryeminister do punesoje 800 per €5000 euro secili €4,000,000. E papranueshme.

    Përgjigju
  • Na cmendet: 24/04/2019 18:27

    Po ti je i denje per kryeminister?bla bla bla bla bla bla bla bla bla bla bla bla bla bla bla bla ke 6 vjet qe na ke care koken e ... Ti, Saliu,likja dhe ushtaret e juaj duhet te shporreni hajdut mashtrues

    Përgjigju
  • Kllufi: 24/04/2019 17:31

    Ah ti besoje vetë ato që thua të paktën aq sa ti besojnë merhumat në popull sa mire do ishim

    Përgjigju
  • Ĺuçi nga Nishtulla: 24/04/2019 15:50

    Ca thote ky? Po ca ke heq ti ooooooooo skeno turp. I ka shkarku ajo ministrja e drejtesise. Keni shkarku ato qe punojne kurse bastardet dhe hajdutat i ke brenda. Po asigjo nk zgjidh me kte Kar dastren e re po ec. Me cin do e besh me lusin nga nishtulla apo nard kadrimen dhe tur isakun.

    Përgjigju
  • Para zgjedhjeve: 24/04/2019 13:38

    Do te fusi te tjere ne administrate per vota ne zgjedhje. Farsa e ndyresires vazhdon. Me derdiment te medhej se jane kto qe ka fut ne pune ky ska.

    Përgjigju
  • Ciao: 24/04/2019 13:22

    I madhi Edi,shiko urgjent Sigurine Ushqimore,te Fruta Perimeve,etj

    Përgjigju
  • Fidel: 24/04/2019 13:13

    Ka ende miq dhe deputet qe nderhyjne mos mendo se nuk veprojne, Fidel ylli ka nderhyre te kesh per miqe te tij...ka ende me diloma kristali qe i ke ne poste drejtuese..

    Përgjigju
  • lexues: 24/04/2019 13:03

    kur, ku, kush apo varja shifra koti

    Përgjigju
  • Tironci vjeter: 24/04/2019 12:57

    O shoku ke hajdutet e PDsedhe LSIse qe akoma jane ne vende kyçe ku vidhen para qe kane korruptuar drejtuesit qe ju kini vendosur ka plot shembuj ne gjdo quytet te shqiperise.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Himara 2 ‘kryetarë’ në burg, vendi vakant pas dorëheqjes së Jorgo Goros! Këshilli Bashkiak komandon sot kryebashkiakun e ri

Himara 2 ‘kryetarë’ në burg, vendi vakant pas dorëheqjes së Jorgo Goros! Këshilli Bashkiak komandon sot kryebashkiakun e ri