Pushuesit kthehen nga plazhi, hiqen 18 patenta dhe gjobiten 180 shoferë! Informacion i detajuar për trafikun në rrugët kryesore!

Pushuesit kthehen nga plazhi, hiqen 18 patenta dhe gjobiten 180 shoferë! Informacion i detajuar për trafikun në rrugët kryesore!

Foto ilustruese

TIRANË- E shtunë, kohë e mirë, pa dyshim plazh...por edhe trafik. Nisur nga ky fakt, për të mos përsëritur panoramën e krijuar fundjavat e kaluara, Policia e Shtetit ka dhënë një informacion të detajuar lidhur me trafikun në akset kryesore të vendit për të gjithë pushuesit që po kthehen nga plazhi. Në pjesën kryesore të rrugësve ka një fluks të madh të automjete, por pa pasur bllokime. Gjithashtu, nuk kanë munguar edhe gjobat për shoferët e papërgjegjshëm. Më konkretisht Policia Rrugore ka ndëshkuar 180 shoferë, teksa u është hequr patenta 18 të tjerëve. Gjobat kanë qenë kryesish për parakalim të gabuar, mosvendosjen e rripit të sigurimi, por edhe mbajtjen e celularit gjatë drejtimit të makinës.

Trafiku në akset kryesore në vend (Informacion i orën 19:00)
Nga Gjiri i Lalzit në drejtim të Maminasit ka fluks, por qarkullim të rrjedhshëm.
Aksi nga Spilleja në kthim ka fluks lëvizjeje, nuk ka bllokim rruge, vazhdon lëvizja e lirë e mjeteve.
Tek mbikalimi i Maminasit ka fluks të shtuar mjetesh, por është i rrjedhshëm.
Rruga dytësore e Plepave me drejtim Golem, Durrës ka fluks, por pa bllokime.
Nga Rana e Hedhun, Shëngjini në drejtim të Lezhës ka fluks, por pa bllokime.
Në Vlorë nuk ka rëndim të trafikut, vijon rrjedhshëm lëvizja, pavarësisht së në disa segmente lëvizja është zinxhir.
Autostrada Durrës-Tiranë nuk ka probleme.
Hyrja për në Tiranë nuk ka probleme.

Gjobat e vendosura
Nga Gjiri i Lalzit deri në Tiranë janë ndëshkuar 21 drejtues mjetesh për parakalime të gabuara.
Nga Rana e Hedhun, Shëngjin deri në Milot janë ndëshkuar 23 drejtues mjetesh për parakalime të gabuara.
Nga Miloti deri në Rinas janë ndëshkuar 13 drejtues mjetesh për parakalime të gabuara.
Akset kryesore rrugore po monitorohen me radarë dhe deri tani janë pezulluar 18 leje drejtimi, për shpejtësi tej normave të lejuara.
Nga monitorimet me shërbime civile janë konstatuar dhe ndëshkuar 78 drejtues mjetesh që përdornin aparatin celular gjatë drejtimit të mjetit dhe 45 drejtues që nuk kishin vendosur rripin e sigurimit.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • vera: 02/08/2020 00:04

    POLICIA duhet te jete e kujdesshme,,,nuk vihet gjobe se dikush po perdor celularin,,,sepse dikush mund te kete vdekur ose eshte duke shkuar ne spital,,si do lajmerohen njerezit,,,ne amerike nuk te vendos gjobe policia se perdore telefonin,,,te vendos gjobe vetem nese ti ben mesazhe ,,edhe kjo eshte e veshtire te zbulohet...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Arratisja e madhe në Ambasadën Greke, 17 qershor 1990, Në 'Esencë' Bujar Aliko! Sot ora 21:00 në Report Tv

Arratisja e madhe në Ambasadën Greke, 17 qershor 1990, Në 'Esencë' Bujar Aliko! Sot ora 21:00 në Report Tv