Pushuesit nuk braktisin qytetin e liqenit, Report Tv takon në Pogradec Ceken: Shëtitja e mbrëmjes nuk ka të paguar

Pogradeci ofron për turistet një atraksion të përhershëm turistik me natyrën kulturën, pastërtinë dhe historinë që i shtojnë madhështinë qytetit liqenor. Ne plazhin e Pogradecit kanë mbërritur pushuesit e parë për këtë sezon turistik veror, të cilët pas muajsh në izolim kanë zgjedhur të kalojnë disa dite pushimi në një nga destinacionet më të bukura në juglindje të vendit.

Këtë fundjavë qytetarë nga Durrësi, Elbasani, Tirana dhe Berati kanë qenë vizitorët e parë pas çeljes së sezonit turistik.

Në hapësirat publike buzë liqenit duke respektuar distancimin social ata shprehen se në këtë qytet kanë gjetur si gjithmonë mikpritjen pogradecare, gatimet tradicionale, çmimet e arsyeshme, por jo gjallërinë dhe fluksin e lartë të vizitorëve në këtë fillim vere.

"Vij nga Tirana. Pogradeci është qytet i bukur. Kemi fat që kemi Pogradecin. Është një mrekulli", tha një pushuese.

"Ne sot bëjmë 15-vjetorin e martesës dhe vendosëm që këtë mirësi ta bëjmë në Pogradec", u shpreh një pushuese.

Ne qytetin e Pogradecit, grupi i xhirimit të Report Tv takoi edhe aktorin e mirënjohur të skenës shqiptare Sejfulla Myftarin.

"Kam një javë që kam ardhur, kam shtëpi këtu. Ndihem shumë mirë, është vend shumë i qetë. Më pëlqen klima e mrekullueshm, shëtitja e mbrëmjes që nuk ka të paguar, mëngjesi herët shpejt. Njerëz të sjellshëm" u shpreh aktori.

Pogradeci, ose siç njihet ndryshe "Qyteti i Liqenit" vizitohet në 4 stinët e vitit.  

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 28/06/2020 23:37

    Pogradecin e kam dashur gjithemone,jo sa bregdetin,por prape ka qene I dashur per mua.Aty kam xhaxhain,dhe kur isha e vogel ,kam qene disa here per pushime,por qyteti I vogel ishte shume I kendshem dhe e ndjeja veten tamam si ne shtepi.Xhaxhai e kishte shtepine afer gjolit dhe me erdhi keq kur e ndroi pasi po fundosej toka.Kur vajta para 15 vjetesh me beri pershtypje sa kishte ndryshuar qyteti,por nuk me pelqyen ndryshimet,pallatet I kishin humbur carmin e dikurshem.S.d.q.eshte Akoma me fat se nuk eshte shkateruar fare si shumica e qyteteve bregdetare.Nje tjeter problem eshte pastrami I liqenit nga kallamishtet qe te mos kthehet ne kenete si Prespa e Vogel,gjithashtu nuk e di ne se u gjet zgjidhje per derdhjen e ujrave te zeza qe gjate 90' I ndoten gjolin?

    Përgjigju
    • Andi: 29/06/2020 08:31

      Paske mbetur 15 vjet mbrapa akoma. Ujërat e zeza ka nja 7 vjet që janë rregulluar dhe nuk derdhen më në liqen.

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Lufta në Izrael, bastisje të reja në Rafah: Tre të vdekur! Media izraelite: Pushtimi afër

Lufta në Izrael, bastisje të reja në Rafah: Tre të vdekur! Media izraelite: Pushtimi afër