Puthi moderatorin duke menduar se ishte partneri i saj, Venera Lumani sikletoset (Foto)

Puthi moderatorin duke menduar se ishte partneri i saj, Venera Lumani sikletoset (Foto)

Bën vaki dhe ndodhin...! Këngëtarja e njohur Venera Lumani është kthyer në vëmendjen e medias së fundmi pasi i ka ndodhur diçka shumë komike.

Këngëtarja shqiptare ishte nusja që hapi sfilaten e fundit që u mbajt pak ditë më parë në Tiranë me fustane nusërie. Ajo ishte bërë si Lisa ne Botën e Çudirave, me një fustan ngjyrë bojëqielli me pupla që na dha idenë sikur ishim në përralla.Teksa ishte duke sfiluar nga emocionet ajo  ka kaluar para moderatorit Eni Shehu, dhe duke e ngatëruar me të fejuarine  saj,  këngëtarin Lindi Islami e ka puthur.

Venera e kuptoi këtë  vetëm gjatë intervistës për “Jo vetëm modë” kur moderatori i rrëfeu se e kishte puthur atë në vend të Lindit. Kur e ka kuptuar Venera e ka kaluar të gjithë situatën me sportivitet dhe ka treguar se nuk e ka shikimin e pastër, por gjithsesi atë puthje e ka dhënë duke menduar për partnerin e saj Lindin.

Në fakt djemtë e ekranit ngjajnë paksa me njëri- tjetrin, por dhe emocionet e sfilatës së parë e kaënë bërë konfuze Venerën. E rëndësishme është që gjithë situata kaloi me të qeshura.

 

1/3
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Oleos: 02/06/2019 22:19

    Pune kuckashe

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Anketa: Biznesi në vend kërkon më shumë se 5.700 punonjës! Ja profesionet që kërkohen

Anketa: Biznesi në vend kërkon më shumë se 5.700 punonjës! Ja profesionet që kërkohen