Putin: Kam ndihmuar liderin opozitar Aleksei Navalny të largohet nga Rusia për të marrë mjekimin e duhur

Putin: Kam ndihmuar liderin opozitar Aleksei Navalny të largohet nga Rusia për të marrë mjekimin e duhur

Presidenti rus, Vladimir Putin  deklaroi të enjten se ai  ka ndërhyrë personalisht në mënyrë që lideri opozitar rus, Aleksei Navalny të dërgohej në Gjermani për shërim, pasi ishte helmuar me agjentin nervor Noviçok, ku edhe theksoi se nëse autoritetet ruse do të donin vdekjen e tij nuk do të lejonin që ai të largohej nga vendi.

“Sapo bashkëshortja e tij mu adresua, menjëherë urdhërova prokurorin që të shihte nëse ishte e mundur që ai të largohej nga vendi për trajtime mjekësore. I kërkova Prokurorit të Përgjithshëm ta lejonte largimin e tij dhe ai u largua,” –  tha Putin.

Navalny, një kritik i madh i Putinit dhe aktivist kundër korrupsionit, e ka fajësuar presidentin rus, se qëndron prapa helmimit të tij, një akuzë të cilën Kremlini e ka hedhur poshtë.

Autoritetet ruse po përballen me presionin për të nisur një hetim kriminal për rastin e helmimit të kryeopozitarit.  Navalny ishte sëmurë gjatë një fluturimi nga Siberia për në Moskë më 20 gusht. Avioni me të cilin ai po udhëtonte bëri një aterrim urgjent në qytetin siberian Omsk, ku Navalny u hospitalizua, përpara se autoritetet ruse ta lejonin që ai të dërgohej për shërim në Gjermani. Ai qëndroi për 18 ditë në koma dhe për dhjetëra të tjerë në reanimacion.

Bashkimi Evropian dhe Britania kanë marrë sanksione ndaj gjashtë zyrtarë rusë, që besohet se janë përgjegjës për vrasjen e ngelur në tentativë të Navalny-s.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë