Putin mund të përfundojë realisht në Burg?

Putin mund të përfundojë realisht në Burg?

Presidenti rus, Vladimir Putin

Urdhër arresti i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për Putin ngjalli shumë reagime ndërkombëtare, por edhe diskutime nëse ishte serioz apo një shashkë!

Urdhër arresti i Putinit, nuk bën asgjë tjetër, por dëshmon arsyen përse ekziston Gjykata e Hagës! Pra, nuk ka asgjë të habitshme në lidhje me këtë urdhër arresti, por është edhe një model që ofron Perëndimi që mbetet ndryshe nga Rusia e nga shumë vende të lindjes siç është Kina që ka të bëjnë pikërisht për respektimin e mbrojtjen e të drejtave të njeriu edhe në situata të jashtëzakonshme siç është lufta!

Demokracitë perëndimore janë themeluar ekskluzivisht mbi parimin e Drejtave të Njeriut! Megjithatë, kjo gjykatë ka edhe disa precend të rëndësishëm në të kaluarën siç ishte procesi i mirënjohur ai i Nurembergut që arrestojë, gjykojë e dënojë me vdekje shumë drejtuese të rëndësishëm të Gjermanisë Naziste.

A ka gjasa që Putin të përfundojë realisht para një Gjykate Nderkombetare? E ardhmja fizike, politike dhe juridike e Putin do të varet nga rezultati që do të ketë Lufta në Ukrainë! Gjithçka do të ndryshonte për Putin nëse ai do të humbiste luftën! Mund të hapen disa skenare nëse Putin do të humbiste luftën:

1. Të arrestohej nga vetë autoritetet ruse duke pasur një proces të ngjashëm me atë të Sadam Hysen dhe të kishte të njëjtin fund me të. Kjo do të ishte një mënyrë që rivalët e politikës ruse ta eliminojnë edhe fizikisht përmes një procesi për të demaskuar kohën e lidershipit të tij;
2. Putin mund të ketë gjasa në rast të humbjes së luftës të elimohej në rrethana të paqarta brenda faktorëve rus;
3. Nuk ka asgjë për t'u mos u besuar që vetë autoritetet ruse ta dorëzonin Putinin në Gjykatën Ndërkombëtare si mënyrë për të rifituar legjitimitetin ndërkombëtar si dhe për të hapur një kapitull të lidershipit. Askusht nuk e mendonte se Millosheviç do të të përfundonte në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, por pasi u rrezua me revolucion, establishmentit i ri për të legjitimuar veten, por edhe për tu liruar njëherë e përgjithmonë nga klani e dorëzuan Millosheviç!

Pra, varet se si do të jetë e ardhmja e luftës në Ukrainë! Sipas shumë gjasave Rusia do të dal e humbur nga kjo luftë në plan ndërkombëtar, në drejtimin e fuqisë ekonomike, por edhe në këndvështrimin e prestigjit ushtarak ndërkombëtar! Porta e qelisë së Putin, tashmë është gjysmë e hapur se çfarë do të ndodh në të ardhmen duhet të presim e të shikojmë!

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Arjani: 21/03/2023 07:26

    Keta qe duan ta arrestojne Putin duhet te marrin gillete me vete qe mos ta presin kur tja rruajne

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Shkodër/ Kryebashkiaku Beci inspekton punimet e molos tek ura e Bunës: Projekti përfundon në qershor

Shkodër/ Kryebashkiaku Beci inspekton punimet e molos tek ura e Bunës: Projekti përfundon në qershor