Putin pranon: Trupat ruse në Krime
para mbajtjes së referendumit

Putin pranon: Trupat ruse në Krime<br />para mbajtjes së referendumit
MOSKE- Në një konferencë për shtyp në Moskë, presidenti rus Vladimir Putin pranoi se trupat ruse gjendeshin në Krime, para mbajtjes së referendumit. Megjithatë Putin shtoi se Rusia nuk e “morri” Krimenë me forcë, por krijoi me anë të forcave speciale, kushtet e nevojshme që qytetarët të vendosnin për të ardhmen e tyre.
 
Gjatë fjalës së tij, presidenti rus tha gjithashtu se “Gazprom” do të kalojë në një sistem me parapagim pas 1 muaji, nëse Ukraina nuk fillon të paguajë gazin që importon nga Rusia.
 
Ukraina i ka borxh gjigantit rus “Gazprom” një faturë prej 2.2 miliardë dollarë në gaz natyror. Më 15 prill SHBA dhe Ukraina firmosën një marrëveshje prej 1 miliardë dollarë hua për të ndihmuar situatën e vështirë ekonomike që po kalon vendi.
 
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale