Putin: Rusia nuk izolohet, SHBA dhe Evropa të mos presin kolapsin tonë

Putin: Rusia nuk izolohet, SHBA dhe Evropa të mos presin kolapsin tonë

Vladimir Putin

Presidenti rus, Vladimir Putin shprehet se Rusia nuk izolohet nga SHBA-ja dhe Evropa dhe është koha që ata të ndalojnë së mashtruar duke pritur kolapsin e Rusisë, raporton Tass.

“Rusia nuk izolohet nga SHBA-ja dhe Evropa dhe është koha që ata të “ndalojnë së mashtruari” duke pritur kolapsin e Rusisë. Dua të theksoj se ne nuk izolohemi nga kontinenti amerikan, nga Amerika e Veriut, nga SHBA dhe Kanadaja, ne nuk izolohemi nga shtetet evropiane. SHBA dhe Evropa, në fakt duhet të ndalojnë së mashtruari dhe të ndalojnë të presin që ne të shembemi”, tha Putin.

Sipas presidentit, për të gjithë është bërë e qartë se nëse shtetet perëndimore duan të përfitojnë nga bashkëpunimi me Rusinë, mund ta bëjnë këtë.

“Ne nuk i largojmë ata. Por është puna e tyre dhe vendimi i tyre", tha Putin.

Ai theksoi se SHBA-ja dhe Evropa duhet të mendojnë vetë se nga çfarë po motivohen.

“Ose nga disa konsiderata kalimtare të shkatërrimit të Rusisë, ose nga interesat e vendit të tyre, popullit të tyre, të llojit të tyre. Por, e përsëris, është punë e tyre”, tha Putin.

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Protestat te bashkia, sulmet e Metës dhe 'lëvizja' e papritur ndaj SPAK, Erion Veliaj sonte në 19.00 në Report Tv

Protestat te bashkia, sulmet e Metës dhe 'lëvizja' e papritur ndaj SPAK, Erion Veliaj sonte në 19.00 në Report Tv