Putin: Vaksina ruse Sputnik V është po aq e besueshme sa kallashnikovi

Putin: Vaksina ruse Sputnik V është po aq e besueshme sa kallashnikovi

Presidenti rus, Vladimir Putin

RUSI- Presidenti rus, Vladimir Putin, tha se vaksina Sputnik V kundër COVID-19 është po aq e besueshme sa kallashnikovi.

“Vaksina ruse është po aq e besueshme sa kallashnikovi. Këtë nuk e themi ne por e thonë specialistët evropian. Unë mendoj që ata kanë shumë të drejtë.", u shpreh ai. 

Komentin “bombastik”, presidenti rus e bëri gjatë një konference të zhvilluar online së bashku me zëvendëskryeministren Tatyana Golikova dhe pasi Rusia ka vënë në përdorim një tjetër vaksinë tjetër, Sputnik V Light e cila merret përmes një doze.

Ai gjatë konferencës ka folur edhe lidhur me rivalitetin e ashpër mes firmave farmaceutike të prodhimit të vaksinave kundër COVID-19, duke shtuar se e di arsyen përse vaksinat si Moderna dhe Pfizer mbështeten më tepër nga platformat ndërkombëtare.

Vaksina Sputnik V bazuar në studimet e shkencore, konsiderohet 95% efektive kundër COVID-19. Ajo tashmë po shpërndahet në shumë vende të botës, ku një prej tyre është Shqipëria.

 

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Badabing: 07/05/2021 20:43

    Me ket deklart Putini tregon qe eshte bir k ,ha ha ha

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet