Putini paralajmëron Perëndimin: Vendosja e trupave të Natos në Ukrainë, vijë e kuqe për Moskën

Putini paralajmëron Perëndimin: Vendosja e trupave të Natos në Ukrainë, vijë e kuqe për Moskën

Presidenti Rusisë, Vladimir Putin

MOSKË- Presidenti rus Vladimir Putin paralajmëroi ashpër NATO-n kundër vendosjes së trupave dhe armëve të saj në Ukrainë të martën, duke thënë se ajo përbën një vijë të kuqe për Rusinë dhe se do të shkaktonte një përgjigje të fortë.

Duke komentuar për shqetësimet e vendeve perëndimore rreth synimit të supozuar të Rusisë për të pushtuar Ukrainën, ai tha se Moska është po aq e shqetësuar për stërvitjet e NATO-s pranë kufijve të saj.

Duke folur me pjesëmarrësit e një forumi për investimet në internet, Presidenti rus tha se zgjerimi i NATO-s drejt lindjes ka kërcënuar interesat thelbësore të sigurisë së Moskës. Ai shprehu shqetësimin se NATO-ja mund të përdorë përfundimisht territorin ukrainas për të vendosur raketa të afta për të arritur qendrat e komandës ruse në vetëm pesë minuta.

"Shfaqja e kërcënimeve të tilla përbën një "vijë të kuqe" për ne," tha Putini. “Shpresoj që logjika dhe përgjegjësia për vendet e tyre dhe komunitetin global përfundimisht do të mbizotërojë”.

Ai shtoi se Moska është e detyruar të kundërshtojë kërcënimet në rritje duke zhvilluar armë të reja hipersonike.

"Çfarë duhet të bëjmë?" tha Putini. “Ne do të duhet të zhvillojmë diçka të ngjashme për të vënë në shënjestër ata që na kërcënojnë. Dhe ne mund ta bëjmë këtë edhe tani”.

Presidenti rus tha se një raketë e re hipersonike që do të jetë në dispozicion të marinës ruse në fillim të vitit të ardhshëm do të jetë në gjendje të arrijë objektivat në kohë të përshtatshme.

“Do të duheshin gjithashtu vetëm pesë minuta për të arritur tek ata që lëshojnë urdhra”, tha Putin.

Raketa fluturuese hipersonike Zircon, e aftë të fluturojë nëntë herë sa shpejtësia e zërit në një rreze prej 1000 kilometrash, i është nënshtruar një sërë provash, më e fundi të hënën./VOA

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Turi: 30/11/2021 21:02

    Nuk kane kellqe perendimoret me Rusine jo , sado presione te bejne me Putinin i kane te qarta gjerat toleranca zero

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

GOLAT/ 120 minuta dhe 10 penallti, Real Madrid kalon Man. Cityn dhe gjen Bayern Munich në gjysmëfinalet e Champions! Bavarezët i falen Kimmich duke larguar Arsenalin

GOLAT/ 120 minuta dhe 10 penallti, Real Madrid kalon Man. Cityn dhe gjen Bayern Munich në gjysmëfinalet e Champions! Bavarezët i falen Kimmich duke larguar Arsenalin