Pëllumb Pipero mesazh sensibilizues: COVID-19 më i lehtë të parandalohet se sa të mjekohet, na ndihmoni! (VIDEO)

Mjeku i spitalit Infektiv, Pëllumb Pipero në një mesazh sensibilizues për të gjithë shqiptarët thotë se sa i rëndësishëm është për bluzat e bardha që qytetarët të ndërgjegjësohen dhe të marrin të gjitha masat parandaluese ndaj koronavirusit. 

“Epideminë dhe sëmundjen e shkaktuar nga koronavirusi COVID-19 e kemi më të lehtë ta parandalojmë se sa ta mjekojmë. Për ta parandaluar duhet doemos mirëkuptimi dhe mbështetja juaj.  Mbroni veten, mbroni të tjetër, na mbroni edhe ne. Madje duke mbrojtur veten na ndihmoni t’ju japim më shumë ndihmë atyre që më shumë se kurrë kanë nevojë për ne. Jo frikë, jo panik, paniku është aleati më i mirë i virusit. Mjafton të kufizoni lëvizjet dhe kontaktet dhe virusin e mbani larg. Dhe mos harroni të lani sa më shpesh duart me ujë dhe sapunë. Së bashku ne ja dalim ta mundim këtë epidemi", thotë Pipero në një video-mesazh të shpërndarë nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu në Facebook.

Në Shqipëri janë 55 të prekur me COVID-19, mes të cilëve dy viktima.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:09
Apeli i Kalos: Ju lutemi na ndihmoni, kufizoni lëvizjet që ne të bëjmë maksimumin për të shpëtuar jetët tuaja! (VIDEO)

Në një postim në Facebook, Ministrja Manastirliu ka përcjellë mesazhin e sotëm të prof. Tritan Kalos nga spitali Infektiv në Tiranë.

“Ju lutemi bëni edhe ju maksimumin tuaj, nëpërmjet këputjes së zinxhirit të përhapjes së sëmundjes, nëpërmjet zbatimit të rregullave të atij që quhet distancim social, pra kufizimin e lëvizjes dhe vetëizolim nëse keni kontakte me persona të sëmurë dhe të respektoni në maksimum rregullat e higjienës vetjake, sepse vetëm kështu do të jemi në gjendje t’ja dalim mbanë me një armik të padukshëm. Ju lutem na respektoni! Ne do të bëjmë maksimumin për të shpëtuar jetët tuaja”, thotë Kalo. 

G.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lulzime basha: 18/03/2020 22:47

    RRINI NE SHTEPI O TE PAGDHENDUR,,,,APO DONI TE SHKONI ANDEJ NGA KENI DALE....

    Përgjigju
  • WYZ: 18/03/2020 16:32

    Apelit te mjekut te nderuar per mos levizje Roja i Teatrit kombetare Neritan Licaj i pergjigjet thirrjes se doktorit ngativisht,kjo eshte kultura qe ne presim nga keto te ashtequajtur artiste,duke pervshire dhe at hajvanin Shkodran Jul ko*ja.

    Përgjigju
  • Hithra: 18/03/2020 10:48

    Si cicikaf ky piperi po bravo i qofte se po na jep ca keshilla qe as xha kinezi nuk i dinte.bravo LSI

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Partia e Mitsotakis kandidon Fredi Belerin për eurodeputet, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

'Finalja' kundër Real Madrid, Pep Guardiola: Respekt për kundërshtarët, i urojmë nëse na mundin

'Finalja' kundër Real Madrid, Pep Guardiola: Respekt për kundërshtarët, i urojmë nëse na mundin