Përçahen PD dhe LSI, Luan Rama: Shumë shpejt do ketë zhvillime, të lëmë pas egon

Përçahen PD dhe LSI, Luan Rama: Shumë shpejt do ketë zhvillime, të lëmë pas egon

Luan Rama dhe Monika Kryemadhi

Protesta e opozitës duket se po sfumohet nga java në javë për shkak se partitë kryesore opozitare po përçahen mes njëra-tjetrës. Nëse lideri demokrat ka qenë i prerë se PD nuk shkon në zgjedhjet lokale pa krijuar një qeveri teknike, brenda LSI kanë nisur supozime që nuk e përjashtojnë pjesëmarrjen në zgjedhje lokale.

Luan Rama i ftuar në një studio televizive me gazetaren Mirela Milori deklaroi se shumë shpejt do të ketë zhvillime sepse palët duhet të lënë egot dhe të mendojnë për Shqipërinë.  

"Nuk mund të vazhdojë pafundësisht kjo situatë, sepse Shqipëria nuk mund të jetë peng i një grupimi sepse është aty sepse është pjesë përbërëse e bashkëveprimit dhe ndërveprimit me grupet kriminale", u shpreh Luan Rama.

Prej disa ditësh baza e këtyre dy partive ka nisur organizmin sa i takon protestës së thirrur nga Basha, e cila pritet të mbahet pasditen e 13 prillit para Kryeministrisë.

Partitë nuk po merren vesh me njëra-tjetrën sa i takon protestave. Madje, mungesën e koordinimit mes PD dhe LSI, e kanë vënë në pah edhe krerët e saj, teksa Lulzim Basha, ndryshe nga Monika Kryemadhi, e cila kërkon revolta, ai jo vetëm që është më i moderuar gjatë fjalimeve të tij, por duket tejet i distancuar edhe nga aleatja e tij.

Demokratët gjatë takimeve që kanë bazuar me anëtarësinë e tyre, këta të fundit iu kanë kërkuar që të distancohen nga Lëvizja Socialiste për Integrim, pasi për ta Edi Rama është sot kryeministër dhe në mazhorancë, falë mbështetjes që i ka dhënë partia e presidentit Meta.

Nga ana tjetër edhe lideri demokrat Lulzim Basha gjatë një interviste për median italiane “Il fatto quotidiano” nuk e quajti LSI parti aleate, por një formacion politik.

Sipas informacioneve, një tjetër arsye që ka çuar bazën e Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim në një mungesë të theksuar komunikimi mes tyre është “tradhtia” dhe dezertimi që po bëjnë anëtarët e LSI së fundmi.

Shumë funksionarë të lartë të partisë së Kryemadhit në disa rrethe të ndryshme të vendit, kanë nisur dezertimin nga kjo parti, duke iu bashkuar Partisë Socialiste.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Gentos: 01/04/2019 00:29

    A ka shifra sa jane larguar nga LSI drejt PS?

    Përgjigju
  • Genci: 31/03/2019 03:14

    ASGJE NUK KA NDRYSHUAR STRATEGJIJA ESHTE E NJEJTE LARGIMI I RAMES RAMA IK RAMAIK

    Përgjigju
  • Afrimi: 30/03/2019 18:14

    Sma merr mendja qe dezertoret dalin nga hiçi dhe hyjne ne Kuven...ata jane thjeshte kane bekimin e Mones dhe Lulit per te qene aty brenda...biles as ata vete nuk e dine qe e kane ate miratim...opozita e re gjasme ne parlament eshte favori i mones dhe lulit ndaj rames qe mos te sabotohet nga qejfpriahurit e PS ne parlament me ane te mocionit te besimit! Nga ana tjeter rama po behet gati te dorezoje pushtetin sipas paktit te 17 majit! Perpos kesaj intrige politike..ajo cka fitojne qytetaret ahqiptare eshte vetingu i politikes dhe zgjedhje me standarte europiane! Rama dhe Basha nuk jane njerez te thjeshte, intelektuale apo politikane normale si gjithe te tjeret ne Shqiperi...ata jane misionaret te cilet jane ngarkuar te vendosin demokracine euro-amerikane ne Shqiperi. Ky eshte thelbi...pjesa tjeter eshte shfaqje! Eshte viti i Shqiperise ky...dhe rama-basha do te falenderohen nder vite nga shqiptaret per klasin politik qe po tregojne duke u bere pjese e historise shqiptare!

    Përgjigju
    • Drejtësia po vjen: 31/03/2019 07:42

      Ty të kan ik bleta,,vetëm kosherja të ka mbet,

  • Usa 1: 30/03/2019 17:14

    Degjoheni mire kete kur flet, dicka di ky prandaj Ka qene koke me koke me PUTININ ky mut i derguar i Like Floririt.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

KLGJ rrëzon kërkesën e ILD për shkarkimin e gjyqtarit Arben Dosti

KLGJ rrëzon kërkesën e ILD për shkarkimin e gjyqtarit Arben Dosti