Përfundojnë punimet, hapet autostrada Tiranë-Durrës (VIDEO)

Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se autostrada Tiranë-Durrës është hapur prej mesnatës, pasi kanë përfunduar punimet, të cilat zgjatën 14 ditë. Autostrada u mbyll për dy javë për shkak të vendosjes së tombinave për të shmangur përmbytjet në këtë segment.

Sot nga ora 00:00 hapet trafiku në segmentin rrugor Kaza Italia Mbikalim Kashar në të dyja drejtimet. Punimet për vendosjen e tombinove kanë mbaruar. Do të vazhdohet me punimet e tjera plotësuese, por këto nuk do të pengojnë trafikun normal të mjeteve. I kërkojmë ndjesë përdoruesve të rrugës dhe bizneseve për trafikun e krijuar gjatë këtyre ditëve dhe i falenderojmë për mirëkuptimin.

Foto, sot në autostradën Tiranë-Durrës


Gjithashtu falenderojmë kompaninë dhe ekipin e saj për punën e tyre të pandalur, rezultati i të cilës bëri që punimet të mbaronin para afatit të përcaktuar” thuhet në njoftimin e ARRSH-së. Vlera e punimeve është 342 000 euro pa TVSH. Kjo ishte ndërhyrja e dytë që bëhet në autostradë brenda pak muajve, pasi në verë u bë riparimi i shtresave asfaltike.

er.k./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Dani Alves 'e djeg' pasi lë qelinë, festë deri në orët e para të mëngjesit

Dani Alves 'e djeg' pasi lë qelinë, festë deri në orët e para të mëngjesit