Përhapja e variantit Delta, ekspertët e BE kërkojnë ritme më të shpejta vaksinimi

Varianti Delta i Koronavirusit do të përbëjë 90 % të rasteve në të gjitha vendet anëtare deri në fund të gushtit, deklaroi Agjencia shëndetësore e Bashkimit Europian. Përballë një kërcënimi të tillë ata bëjnë thirrje për programe më të shpejta vaksinimi.

“Është shumë e mundur që varianti Delta të qarkullojë gjerësisht gjatë verës, veçanërisht midis më të rinjve që nuk janë në shënjestër për vaksinimin”, – u shpreh doktor Ammon, drejtor i Agjencisë Europiane për Parandalimin e Sëmundjeve.

Deri tani vendet anëtare kanë vaksinuar plotësisht 29 % të popullsisë së tyre, ekuivalente me mbi 128 milion persona, ndërkohë që janë vaksinuar me një dozë 12 % e popullsisë së tyre ekuivalente me mbi 84 milion njerëz.

Ndër vendet të cilët kanë zgjeruar fushatën  e tyre të vaksinimit është Portugalia pasi ka pasur rritje të rasteve me koronavirus, duke cilësuar shkaktar kryesor variantin Delta.

Autoritetet kanë rihapur një qendër vaksinimi në stadiumin sportiv të Universitetit të Lisbonës, ku operohet nga ushtria.

“Këtu duhet të tërheqim vëmendjen për këtë përparësi. Kjo është një garë kundër kohës për portugezët, ne kemi nevojë për ndihmën e tyre”, – deklaroi presidenti portugez, Marcelo Rebelo de Sousa.

Kancelarja gjermnae, Angela Merkel ditën e djeshme njoftoi se dëshiron që shtetet e tjera evropiane të ndjekin Gjermaninë, duke kërkuar që njerëzit që hyjnë nga vendet me nivele të larta të variantit Delta, si Britania, të futen në karantinë.

Megjithatë një masë e tillë nuk pritet mirë nga kompanitë turistike të cilët prisnin lehtësimin e masave kufizuese, në mënyrë që të kenë një sezon turistik sa më të qetë. Shumë ekspertë në të gjithë Europën thonë se për ata që kanë marrë dy doza të një vaksine e cila jep mbrojtje ndaj variantit Delta, duhet të jepet dhe liria e udhëtimeve.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

E zuri korrenti në aksin Lezhë-Tiranë, ky është 43-vjeçari që humbi jetën (FOTO)

E zuri korrenti në aksin Lezhë-Tiranë, ky është 43-vjeçari që humbi jetën (FOTO)