Përkeqësimi i situatës nga koronavirusi, Google mbyll zyrat në Kinë, Hong Kong dhe Tajvan

Përkeqësimi i situatës nga koronavirusi, Google mbyll zyrat në Kinë, Hong Kong dhe Tajvan

Përkeqësimi i situatës për shkak të koronavirusit, me rreth 170 persona të vdekur dhe 7 mijë të tjerë të infektuar, ka detyruar një ndër motorët më të mëdhenj të kërkimit, Google, të mbyll zyrat e tij në Kinë.

Vendimi, i marrë për shkak të përhapjes me ritme të shpejta të epidemisë, thuhet se është i përkohshëm. Ai do të vihet në zbatim për të gjitha selitë e kompanisë në territorin e Kinës, Hong Kong dhe Tajvan. Ndërkaq, pritet që kompania t’i rikthehet sërish punës pas normalizimit të situatës.

Koronavirusi ka vendosur një alarm në të gjithë globin, me kompani që mbyllin dyqanet e tyre, duke imponuar kufizime të udhëtimit për punonjësit e tyre dhe paralajmëruar për një goditje financiare për shkak të ngadalësimit të biznesit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

NBA/ Surprizë në parket, humbasin Boston dhe Milwaukee! Atlanta fiton me një pikë më shumë

NBA/ Surprizë në parket, humbasin Boston dhe Milwaukee! Atlanta fiton me një pikë më shumë