Përmbyllet gara e SPAK/ Balla: PD-LSI sjellje tipike të një organizate terroriste

Përmbyllet gara e SPAK/ Balla: PD-LSI sjellje tipike të një organizate terroriste

Taulant Balla

Kreu i Grupit Parlametar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka përshëndetur përmbylljen e garës për të gjithë ata prokurorë që aplikuan për t'u bërë pjesë e garës së Prokurorisë Speciale e njohur ndryshe me emrin Struktuara e Posaçme Anti-Korrupsion. Këtë të enjte në ditën e fundit të aplikimeve, kanë aplikuar disa kandidatë të rinj Irena Nino (Vujoshi), Anëtare e perkohshme pranë Komisionit të Monitorimit te Reformës në Drejtësi, Manjola Kajana, Prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda,  Ndini Tavani, Prokurore në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe Anita Jella, Prokurore në Prokurorinë e Gjykatës së Shkallës së Parë, Durrës.

Teksa përshëndet mbylljen e garës Taulant Balla ka komentuar edhe djegien e mandateve nga ana e deputetëve të opozitës së bashkuar, nga  PD dhe LSI duke e cilësuar aktin e ndërmarrë prej tyre një sjellje tipike të një organizate terroriste, pasi sipas tij dorëzimi i mandateve erdhi pikërisht në ditën e fundit të aplikimeve të garës për SPAK.

Postimi i plotë i Taulant Ballës:

Prokuroria Speciale Anti-Korrupsion (SPAK) në rrugë të mbarë, me një numër të konsiderueshëm kandidatësh (27) për të marrë këtë detyrë të rëndësishme. Politikanët e korruptuar nuk e ndalin dot më, edhe me përpjekjen e sotme. Nuk është rastësi që akti i i sotëm anti-demokratik i Sali Berishës, Lulzim Bashës dhe Monika Kryemadhit ndodhi pikërisht në ditën e përfundimit të aplikimeve për SPAK dhe në ditën që Kuvendi duhet të votonte strukturën e institucioneve kryesore të Drejtësisë së Re: Këshilli i Lartë i Drejtësisë (KLGJ) dhë Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP). Megjithatë Kuvendi i shqiptarëve do ta votojë në seancën më të parë javën e ardhshme.

Mandatet që PD dhe LSI paraqitën dorëheqjet nuk janë personale, as të partive respektive, por janë shprehje e vullnetit të popullit. Dorëzimi i dorëheqjeve prej shumë prej deputetëve të këtyre dy partive përbën një tradhëti për të gjithë ata qindra mijëra qytetarë që besuan tek platforma e opozitës në qershor 2017.Kjo sjellje e paprecedentë e PD dhe LSI sot ngjason gjithmonë e më shumë me një sjellje tipike të një organizate terroriste, e gatshme për të hedhur në erë të gjithë sistemin.

Por sistemi demokratik në Shqipëri është tashmë i konsoliduar, ndërsa institucionet shqiptare janë partnere të besueshme të SHBA dhe BE

Prej vitit 2013 Shqipëria ka përshpejtuar dhe thelluar ritmin e reformave, si dhe ka konsoliduar progresin në përmbushjen e pesë përparësive kyçe për hapjen e negociatave të anëtarësimit, protestat e dhunshme dhe dorëzimi i mandateve nga ana e Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim vetëm pak muaj larg mbledhjes së Këshillit Europian në qershor 2019, minojnë qartësisht perspektivën europiane të Shqipërisë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës