Përmbytet varka, 62 emigrantë humbasin jetën në Oqeanin Atlantik

Përmbytet varka, 62 emigrantë humbasin jetën në Oqeanin Atlantik

Foto nga varka

Agjensia e OKB-së për emigracionin njoftoi se të paktën 62 veta u vranë, ku mes tyre edhe disa fëmijë, kur një varkë që transportonte mbi 150 emigrantë u përmbys në Oqeanin Atlantik, pranë Mauritanisë.

Organizata Ndërkombëtare për Emigracionin tha se 83 të mbijetuarit arritën të notojnë drejt bregdetit pasi varka e tyre goditi një shkëmb dhe u përmbys në ujërat e trazuara.

Të paktën 10 nga të mbijetuarit u shtruan në spital dhe të tjerët po marrin ndihmën e autoriteteve.

Ministria e brendshme e Mauritanisë tha në një deklaratë se “ishin shumica emigrantë të paligjshëm nga Gambia që përpiqeshin të arrinin Spanjën.

Ata kishin dalë në det që më 27 nëntor.

Kalimi detar nga Afrika Perëndimore drejt Evropës ishte dikur një nga trajektoret kryesore për emigrantë që kërkonin punë dhe jetë më të mirë.

Ky është incidenti me viktimat më të shumta që kur vendet evropiane shtuan patrullimet detare në Deti Mesdhe.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

'Kumbulla iku nga Roma se donte Europianin', agjenti i Marashit: Uli pagën, fiton formën me dy ndeshje

'Kumbulla iku nga Roma se donte Europianin', agjenti i Marashit: Uli pagën, fiton formën me dy ndeshje