Përplasen dy kamionë me njëri-tjetrin, plagosen dy shoferët, njëri në gjendje të rëndë

Dy kamionë janë përplasur me njëra-tjetrën në aksin Krahës-Mallakastër dhe për pasojë njëri nga shoferët ka mbetur i plagosur në gjendje të rëndë. Shoferi është transmetuar në Spitalin Rajonal të Gjirokastrës.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të qendrës së fshatit Krahës, gati 15 km në veri të Memaliajt.

Kamioni me targa 'TR 6451 G' po shkonte ne drejtimin verior të rrugës ndërsa është përplasur me maunen që vinte nga Tirana në drejtim të Kakavijës.

Grupi Hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

1623523891_page.jpg

Një nga kamionët e përfshirë në aksident

SI.E.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Të arrestuarit në burgun e Drenovës i gjendet celular

Të arrestuarit në burgun e Drenovës i gjendet celular