Përzgjidhen 4 kandidatët për në krye të BKH, Aida Hajnaj e vetmja grua mes policëve, EMRAT që nuk kaluan makinën e së vërtetës

TIRANË - Ngushtohet gara për kreun e Byrosë Kombëtare mes katër kandidatëve. Ata janë Aida Veizaj (Hajnaj), Artur Beu, Ervin Hodaj dhe Idajet Faskaj. Katër kandidatë u skualifikuan nga Komisioni i Përzgjedhjes në intervistimet e kryera më datat 26 dhe 27 shkurt 2020 në praninë e Komisionit të Pavarur të Rishikimit (Komision me përfaqësues nga misionet e BE-së dhe Qeverisë së SHBA-ve). Ardian Çipa, ish numri dy i policisë së shtetit , Gentjan Shehaj ish-drejtori i Policisë së Vlorës, Lindita Nushi dhe Ylli Pjetërnikaj (i vetmi prokuror mes kandidatëve nga radhët e policisë), nuk mundën të kalojnë testin e makinës së të vërtetës, poligrafit.

Katër kanditët e përzgjedhur, kanë kaluar më herët testin për aftësitë fizike, ato me shkrim dhe gojë si hetues, si dhe përballjen me makinën e së vërtetës. Përgjatë një jave tetë kandidatët ju nënshtruan për nga 2 deri në 4 orë poligrafit, njohur si makina e të vërtetës ndërsa në fazën finale rezultojnë se kanë kaluar vetëm 4 dhe djegur 4 prej tyre.

Sipas njoftimit të SPAK, rezultati i intervistave dhe testeve të mëparshme ka sjellë këtë renditje, por në njoftimin e tyre nuk përmendet nëse është edhe rezultati i Poligrafit. I kontaktuar nga ReportTv Komisioni i Përzgjedhjes së kreut të BKH në SPAKk sqaroi se testet e poligrafit do të hapen përgjatë periudhës së vettingut për kandidatët që ende nuk e kanë kaluar.

SPAK do të çojë katër emrat e kandidatëve sipas pikëzimit në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, ku edhe do të bëhet votimi për të zgjedhur drejtuesin e Byrosë Kombëtare të Hetimit. KLP aktualisht ka mbetur me 10 kandidatë pas shkarkimit të anëtarit Besnik Cani këtë të enjte nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit.

E vetmja që ka kaluar vetingun nga 4 kandidatët që i kaluan fazat për kryetar të BKH-së, është Aida Hajnaj, numri dy i Policisë së Shtetit. Ndërsa 3 kandidatët e tjerë të cilët vijnë nga radhët e policisë ende nuk e kanë kaluar këtë filtër. Vettingu për katër kandidatët që kanë kaluar si poligrafin dhe testet e tjera do të bëhet nga një komision me dy prokuror të SPAK-ut dhe një gjyqtar të Gjykatës së Posaçme Kundër Krimit dhe Korrupsionit.

Byroja Kombëtare e Hetimit është një strukturë me Oficerë të Policisë Gjyqësore e cila do të jetë në varësi të prokurorisë së posaçme SPAK për kryerjen e hetimeve kundër krimit dhe korrupsionit.

Njoftimi i SPAK

Komisioni i Përzgjedhjes për Drejtorin e Byrosë Kombëtare të Hetimit, në datat 26 dhe 27 shkurt 2020, zhvilloi intervistat e strukturuara me 8 kandidatët e përzgjedhur deri në ketë fazë, në praninë e Komisionit të Pavarur të Rishikimit (Komision me përfaqësues nga misionet e BE-së dhe Qeverisë së SHBA-ve). Çdo kandidat u intervistua duke përdorur të njëjtën metodë intervistimi, të miratuar më parë nga Komisioni i Përzgjedhjes. Rezultatet e vlerësimit të intervistave iu shtuan rezultateve të mëparshme të kandidatëve.

Në përfundim, Komisioni i Përzgjedhjes përzgjodhi 4 kandidatët më të mirë deri në këtë moment, të cilët do t’i nënshtrohen fazës përfundimtare të verifikimit. Kandidatët e përzgjedhur janë si më poshtë:

1. Aida Veizaj
2. Artur Beu
3. Ervin Hodaj
4. Idajet Faskaj

Arben Kraja
Drejtues i Prokurorisë së Posaçme

1582817578_1582817260bkh.jpg

Aida Hajnaj, Ervin Hodaj, Artur Beu dhe Idajet Faskaj

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Shqip: 28/02/2020 08:16

    Hahahaha cudi do ishte t kalonin testin. Po ku ka njeri q punon n shtet edhe nuk ka ber pislleqe ca ka per tu cudutur ktu

    Përgjigju
  • Arberesh Doko: 27/02/2020 18:45

    Nuk prisnim çudira!

    Përgjigju
  • Mirr: 27/02/2020 17:37

    KY ESHTE LAjM O mjere ky vend, del me larte sekrwtaria pa punuar nje dite be terren, me shume dika ajo se nje prokuror, apo specialistet e krimeve, pa perjasjtuar aanje nga cunat e policise, qe jane me te vertete per ti pergezuar qe moren guximin mbas thirrjes se Ambasdes USTA, thjesht besuan se dhe amb e re, pavaresisht qe dihej perfundimi. Qekur me liste ishin gati 5 kandidate te shokut Xhafaj, I cili harriti deri me katershe, me zonjen sekretare, dhe me mostren e policise qe si ka thene njeri puna mbare be policisi, shokun faskaj, I cili ka premtuar te partia, se dosjen e pare do hetoj vellain tim qe u kap per korrupsion, para nje muaji. Sna ngelet te themi gje, I urojme shokut Gramoz qe te pakten te triumfoje kete here me kandidatin e vet, te pakten vjen nga policia, z. Ervin I cili ka mbeshtetjen dhe te shokut saimir, mbas perdeve. Por cfare nuk ndodh, kur vajti me katershe nje perkethyes, dhe spiun I rendomte I italianeve si ai Beu, shkurt beoti, nje zot e di. U jane errur syte, ku eshte fundi, me keq sbehet.

    Përgjigju
  • Paturri: 27/02/2020 17:34

    Dihej qe ne fillim se ishte Aida Hajnaj ky vend ka marr fund njeher e pergjithmon

    Përgjigju
  • KAPS: 27/02/2020 16:47

    Kandidatet e droges. Aida Veizaj ta gezoj se e paska blere mire kreueshen e BKH. Drejtesia e re me policat me te paafte!

    Përgjigju
    • Ardi: 27/02/2020 17:37

      Normal , ndau gradat para nje viti kjo , 10.000 euro komisar e 20.000 kryekomisar per koke.I moren nja 200 vete gradat, beji vete llogarite .

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Ekskluzive/ Fondet e IPARD do zhbllokohen në vitin 2025! Zv.ministri për Report Tv: Skema kombëtare këtë vit do të arrijë në 54 mln usd

Ekskluzive/ Fondet e IPARD do zhbllokohen në vitin 2025! Zv.ministri për Report Tv: Skema kombëtare këtë vit do të arrijë në 54 mln usd