Edhe pse u vetëofrua, Basha nuk kandidon Lefter Maliqin! Qarku i Beratit me 26 kandidatë, PD publikon listën e personave që do të votohen për nesër

Edhe pse u vetëofrua, Basha nuk kandidon Lefter Maliqin! Qarku i Beratit me 26 kandidatë, PD publikon listën e personave që do të votohen për nesër

Dega e PD në Berat

Partia Demokratike ka publikuar listën e kandidatëve që do të votohen nga anëtarët e kësaj partie.

Demokratët e Qarkut të  Beratit do të votojnë të hënën për kandidatët e propozuar nga anëtarësia, të cilët kanë kaluar filtrin paraprak të verifikimit nga Komisioni i Vlerësimit të Kandidatëve. Qarku i Beratit, me 8 mandate, ka një numër të madh kandidatësh potencialë për deputetë. Në garën e parë tek anëtarësia janë 26 emra për të cilët, sipas degës ku kandidojnë, demokratët kanë të drejtë të votojnë listën në bllok ose të kontestojnë një emër. Me gjithë deklaratat e forta, përbetimet për besnikëri ndaj PD dhe sulmet ndaj Ramës, Lefter Maliqi nuk është ne listën prej 26 emrave që do të garojnë nesër në qarkun e Beratit. Tani i ka mbetur vetëm LSI si opsion!

Dega Berat: 

1.AFIZE SKENDO

2.ALKETA MUKAVELATI

3.ARENC BERATI

4.ASTRIT VELIAJ

5.DENIS SAHATCIU

6.DRITAN HAZINEDARI

7.ENO QANA

8.KASEM MAHMUTAJ

9.MUHARREM HOXHA

10.NAMIR LAPARDHAJA

11.OLTION MERDARI

Dega Poliçan dhe Skrapar:

1.ANILA KORONI (POLIÇAN)

2.BAKI BIRAKU (SKRAPAR)

3.PELLUMB NAKO (POLIÇAN

4.RIGERT KAPLLANI (SKRAPAR)

5.ZIJA ISMAILI (SKRAPAR)

Dega Ura-Vajgurore:

1.BUJAR HOXHAJ

2.FERDI BRAHUSHI

3.LEDIAN DAJA

4.LILJANA BICA

5.MONIKA QOSJA

Dega Kuçovë:

1.ARDIT BENJA

2.DITAR QEVANI

3.FADIL MARA

4.MYSLIM HAXHI

5.SOFIKA JANI

Pas përfundimit të procesit të konsultimit me anëtarësinë, kandidatët e konfirmuar i nënshtrohen vlerësimit përfundimtar të Komisionit në fazën e tretë. Anëtarët e komisionit votojnë bazuar, kryesisht, në vlerësimin e performancës politike të kandidatit dhe mundësinë e maksimalizimit të votës. Pas këtij vlerësimi përfundimtar, lista me kandidatët që kalojnë fazën e tretë i dorëzohet për vendimmarje finale Kryesisë së Partisë Demokratike. Votimi i konsultimit të anëtarësisë nisi dje në Qarkun e Kukësit, ndërsa sot votojnë për kandidatët e tyre demokratët në Qarkun e Dibrës. Procesi po ndiqet nga afër nga Sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi, dy nënkryetarët Edi Paloka dhe Edmond Spaho, Sekretari Organizativ Sahit Dollapi dhe Sekretari i Burimeve Njerëzore, Ervin Minarolli.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sufi: 27/09/2020 19:24

    Populli thote cdo mbjellesh do te korresh . Keshtu dhe me maliq lefterin

    Përgjigju
  • Lush berbali: 27/09/2020 17:47

    Po per ç'a i duhet Lul Bashes ky Lefter Lefter Maliqi ? Basha nuk ka bageti qe ta nise ne mal te Shpiragut. Edhe po te kishte ,do te gjente nje çoban te sakte nga trute,sepse ky gomari i Otllakut as dhine nga delja s'e dallon. E ka edhe nje shprese... Do te mundohet te pellase nen shalet e Monikes.

    Përgjigju
  • Lefter Lefteri: 27/09/2020 15:05

    Tani te mare ket temin si shkop e ta tunde fitore fitore

    Përgjigju
  • Tobestrafkulla: 27/09/2020 14:55

    Tani qe nuk e vuri ne list mefter lafiqin e ka te humbur beratin pd

    Përgjigju
  • LEFTER KAKA: 27/09/2020 13:24

    O lefter more kapterr lyli të pëshuri o fshatar ordiner. Tani ka ngelur mona ta vej emrin në wc e të gjith Beratësit do të dhjesin mbi ty o kapterr ordiner. Mona buçja po uluret për vete se ska shanc të fitoi e ti me mon bashk mundeni të flytyroni po preshin si helik mos e haroni.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

'Dhimbje koke' për trajnerët, UEFA gati t'i vijë në ndihmë Sylvinhos për Europianin 2024

'Dhimbje koke' për trajnerët, UEFA gati t'i vijë në ndihmë Sylvinhos për Europianin 2024