Safet Bajrit i bllokohet Benzi i blinduar, policia e Shkodrës e shoqëron në komisariat dhe e gjobit (FOTO)

Safet Bajrit i bllokohet Benzi i blinduar,  policia e Shkodrës e shoqëron në komisariat dhe e gjobit (FOTO)

Makina e blinduar që u bllokua dhe Safet Bajri

SHKODËR- Safet (Rustem) Bajri i njohur si anëtar i bandës së Shkodrës është shoqëruar këtë mbrëmje në komisariat pasi u ndalua teksa lëvizte me një automjet të blinduar pa autorizim përkatës.

Automjeti tip “Mercedes Benz” nuk ishte i pajisur me autorizim të lëshuar nga organi kompetent dhe për këtë arsye është bllokuar. Vetë Bajri që e drejtonte është gjobitur dhe më pas është lënë i lirë.

Ndërkaq policia njofton se kanë nisur procedurat për konfiskimin e makinës.

"Shërbimet e Policisë, gjatë zbatimit të planit të masave për parandalimin e kriminalitetit dhe për goditjen e paligjshmërive, në qytetin e Shkodrës, shoqëruan në ambientet e DVP Shkodër, një automjet të blinduar. Pas verifikimeve rezultoi se drejtuesi i automjetit, shtetasi S. B. alias S. R., banues në fshatin Dobraç, Shkodër, qarkullonte i papajisur me autorizim të lëshuar nga organi kompetent.  Drejtuesit të automjetit iu vendos masë administrative, konform Kodit Rrugor, si dhe u zbatua masa plotësuese për bllokimin e automjetit tip “Mercedes Benz” dhe do nisin procedurat e konfiskimit", njofton policia.

Safet Bajri është i akuzuar si kreu i një grupi kriminal që kryente trafik droge, vrasje dhe trukim ndeshjesh.

Makina e bllokuar

B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?



×

Lajmi i fundit

Basha tregon 4 prioritetet e PD dhe u bën thirrje shqiptarëve në Milano: Të bashkohemi përmes vlerave për të për të sjellë një qeveri europiane

Basha tregon 4 prioritetet e PD dhe u bën thirrje shqiptarëve në Milano: Të bashkohemi përmes vlerave për të për të sjellë një qeveri europiane