Qatip Osmani nxjerr blof Vllazninë: Më larguan pa dëshirën time, isha pranë titullit kampion

Qatip Osmani nxjerr blof Vllazninë: Më larguan pa dëshirën time, isha pranë titullit kampion

Qatip Osmani dhe Bashkim Livoreka

Vllaznia shkarkoi dje trajnerin Qatip Osmani, me këtë të fundit që ka nxjerrë blof klubin shkodran. Kuqeblutë në komunikimin e lajmit shkruajnë mes rreshtave për një largim konsensual, gjë që Osmani nuk e aprovon.

Në një reagim të trajnerit 54-vjeçar duket se Osmani është larguar pa konsensus, duke qenë pranë titullit kampion, pasi zona "Final 4" është thuajse e sigurt.

"Me keqardhje të thellë, dëshiroj të njoftoj se drejtuesit e klubit të futbollit Vllaznia e Shkodrës kanë vendosur të ndërpresin para kohe marrëdhënien time si trajner, edhe pse me pak ndeshje deri në fund jemi në garë për titull në kampionatin aktual", thotë ai.

Më pas Osmani ndalet edhe te objektivat, duke thënë se ishte brenda tyre.

"Vendimi për të ndërprerë marrëdhënien e punës para kohe dhe në këtë pikë të sezonit ishte i papritur për mua, pasi ishim në rrugë të mirë drejt objektivit që në momentin e firmosjes së bashkëpunimit më kishin vendosur të ishte dalja në Evropë, derisa ne kishim shanse reale për titull", thotë Osmani.

Në rastin më të mirë trajneri do marrë të gjitha pagat për prishjen e kontratës, ose pritet të hedhë në gjyqin e FIFA-s klubin për prishjen e njëanshme të marrëveshjes. Së bashku me të u largua edhe Bashkim Livoreka, ndihmësi i tij. Në vend të Osmanit klubi zyrtarizoi rikthimin e Thomas Brdaric.

Reagimi i plotë i trajnerit Qatip Osmani për mediat:

Me keqardhje të thellë, dëshiroj të njoftoj se drejtuesit e klubit të futbollit Vllaznia e Shkodrës kanë vendosur të ndërpresin para kohe marrëdhënien time si trajner, edhe pse me pak ndeshje deri në fund jemi në garë për titull në kampionatin aktual. Kontrata ime me Vllazninë skadonte në fund të kampionatit dhe në bazë të arritjeve do të diskutonim për vazhdimin e bashkëpunimit. Vendimi për të ndërprerë marrëdhënien e punës para kohe dhe në këtë pikë të sezonit ishte i papritur për mua, pasi ishim në rrugë të mirë drejt objektivit që në momentin e firmosjes së bashkëpunimit më kishin vendosur të ishte dalja në Evropë, derisa ne kishim shanse reale për titull.

Megjithatë, unë e respektoj plotësisht vendimin e klubit dhe bashkë me asistentin tim Bashkim Livorekën, largohemi me kokën lartë për punën dhe përpjekjet e bëra gjatë kësaj periudhe, krenar për arritjen dhe faktin ku e morëm dhe ku po e lëmë Vllazninë.

Tani në largim, dua të falënderoj në veçanti futbollistët që kisha në përbërje, falenderim për të gjithë bashkëpunëtorët në klub dhe jashtë, stafin teknik, njerëzit që më kanë mbështetur, mediat për bashkëpunimin e tyre korrekt, si dhe tifozerinë shkodrane dhe qytetin e Shkodrës për pritjen dhe mbështetjen e tyre gjatë kësaj periudhe. Kjo periudhë do mbetet gjithmonë në kujtesën time për mënyrën e veçantë si u trajtuam nga të gjithë në këtë aventurë të futbollit. KF Vllaznisë i uroj shumë fat e suksese në të ardhmen.

Me respekt, Qatip Osmani.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?



×

Lajmi i fundit

‘Alma merrte ilaçe, kishin debate me Erdgysin', familjarët e burrit të shokuar: S'e imagjinonim se mund të hidhej me fëmijët në lumë! Nuk i ka keqtrajtuar

‘Alma merrte ilaçe, kishin debate me Erdgysin', familjarët e burrit të shokuar: S'e imagjinonim se mund të hidhej me fëmijët në lumë! Nuk i ka keqtrajtuar