Qazim Osmani, shqiptari që do
të blejë shtëpinë e Millosheviçit

Qazim Osmani, shqiptari që do<br />të blejë shtëpinë e Millosheviçit
Qazim Osmani, i njohur si Feliksi, e i përfolur për lidhjet e tij me yjet serbe, ka bërë vizitë në shtëpinë luksoze të Sllobodan Millosheviqit, pronar i së cilës synon të bëhet. 

Gazeta serbe "Kurir" shkruan se Osmani ka kërkuar nga ish ministri Millutin Mrkonjiç, një nga themeluesit e Partisë Socialiste në Serbi më shumë informacione rreth shtëpisë luksoze në “Tolstoj 33” në Dedinjen e "famshme", e cila është në shitje prej tre vitesh.

Shqiptari ka ofruar edhe çmimin prej 3.5 milionë euro për ta blerë vilën.

Qazimi ka thënë për ditoren serbe Kurir se nuk ia ndien e kujt është patundshmëria, nëse ajo i pëlqen. Ai nuk ka treguar detajet e shitblerjes, por nuk fsheh se kërkon vend ekskluziv në kryeqytetin serb.

“E dua Beogradin, sepse është qyteti më i fortë. Do të doja të jetoja këtu, sepse gjithçka është mirë. Nuk do të komentoja për shtëpinë”, ka thënë duke shtuar se a shikuar edhe shtëpi tjera në Beograd.

“S’ka ka lidhje që është e Millosheviçit. Edhe po të jetë e Hitlerit, nuk do të ndikonte në vendimin tim. Nuk ma ndien se kush ishte pronari i mëparshëm. Përshtypjet i kam të mira, por nuk do të flas për këtë temë. Nuk i frikohem askujt, por për këtë nuk dua të flas”, ka thënë Feliksi.

Shtëpia e Millosheviçit ka katër kate. Aty janë dhjetë dhoma gjumi, gjashtë banjo, dy recepcione dhe dhoma për pritje.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Në hetim në Gjermani për trafik kokaine nga Amerika Latine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut në Shqipëri

Në hetim në Gjermani për trafik kokaine nga Amerika Latine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut në Shqipëri