Që krimi dhe korrupsioni të mos ndihen në parajsë

Që krimi dhe korrupsioni të mos ndihen në parajsë

Foto ilustruese

Arrestimet dhe zbulimi i një skeme të përvetësimit të pronave nga zyrtarë të AMP ishte një gërvishtje se çfarë ka ndodhur me abuzivizmin me pronat shtetërore dhe korupsionin galopant që është prodhuar në 30 vite. Një skemë që përfshin nga zyrtarë lokalë qëndrore e deri ata qëndrorë që në bashkëpunim me persona të tretë, grabitqarë të vegjël, kanë përfituar nëpërmjet falsifikimit të dokumenteve dhjetëra hektarë tokë në zona bregdetare. Hetimi që ka nisur Njësia Antikorrupsion për këtë cështje sidoqoftë është maja e aisbergut të abuzimit masiv, korrupsionit e falsifikimit me ndihmën e zyrtarëve të zonave më të lakmuara të bregdetit apo perrëth zonave urbane me perspektivë zhvillimi. Në fakt ministri i Drejtësisë, Manja, me daljet e tij të fundit, duket se po i kushton një prioritet thellimit të përpjekjve në këtë fushë ku thuajse nuk është bërë asgjë e ku të përlyer nuk janë vetëm përfituesit me letra të falsifikuara, por ku përfshihen edhe zyrtarë, gjykatës e prokurorë që kanë hapur rrugë dhe kanë përfituar nga kjo masakër. Manja kërcënoi se ligji do të tregohej i ashpër për këto abuzime, por duhet thënë se ky fenomen nuk është aspak i panjohur pas ii gjithë bregdeti është prekur nga abuzivizmi, që nga Ksamili në Velipojë.

Për vetë përmasat që ka marrë ky fenomen, do të duket paksa e pamundur që ligji të vendosë vërtet drejtësi. Abuzivizmi është i tejskajshëm me çështjen e pronave, aq sa rrezik do të duhej një invetarizim i ri me tee. për të parë se cfarë katrahure ka ngjarë. Por kjo kërkon shpenzime e energji aq sa të zë dhimbja e kokës. Ndaj pyetja që shtrohet sot është nëse këto hetime apo të tjera që mund të nisin në ndonjë zonë tjetër, do të jenë thjesht ngacmime pilot sa për të frikësuar e për të ulur shkallën e abuzivizmit nga nesër e tutje, apo vërtet do të bëhet drejtësi me këdo që ka vjedhur apo përfituar nëpërmjet korrupsionit? Nëse do të ish thjesht një shembull për efekt propagandistik e për tu thënë të huajve që ne thjesht po përpiqemi, virusi i të keqes do të mbetej sërish aty dhe jemi larg nga drejtësia që duam. Në fakt jemi kriminalizuar si shoqëri, në të gjitha aspektet dhe në çdo fushë. Kriminalizimi nuk vjen vetëm nga shkalla e korrupsionit por dhe nga mënyra si zhvillohet ekonomia. Pak kohë më parë përmendej se sektori i ndërtimit gjatë vitit që shkoi pati një rritje prej 40 përqind. Porse kjo rritje nuk pasqyrohej në të dhënat e bankave, të cilat nuk e kishin rritur shkallën e kreditimit për këtë sektor. Pra paratë kishin hyrë nga tjetër burim, të paqarta, ashtu si shumë para të tjera që mendohet se kanë hyrë nga prodhimi i hashashit. E thënë ndryshe, kur paratë që investohen hyjnë nga jashtë sistemit, e bëjnë të vështirë e të dyshimtë origjinën e tyre. Çështja që shtrohet tashmë është jo se nuk i dimë difektet, korrupsionin apo abuzivizmin që po shoqëron ekonominë shqiptare, por sesi mund të ndreqet kjo situatë. A mund të shprehemi me besim se kjo ka nisur, apo këto do jenë veç disa shashka të rradhës? Disa kohë më parë nga shtetarët tanë u deklarua se do thirreshin në ndihmë deri në hetues të FBI për ti futur në shinë hetimet e për ti dhënë kredibilitet drejtësisë shqiptare. U mendua se ky ish një shans në mënyrë që të ndalim krimin, pastrimin e parave të pista dhe korrupsionin galopant. Shans dhe për të vënë rregull në një vend që mbeti rrugëve të tranzicionit, nga ku ka munguar edhe stabiliteti ligjor, pasi dhe ligjet ndryshojnë në varësi të interesave të maxhorancave që krijohen pas çdo palë zgjedhjeve. Duket se është e vetmja shpresë, nga ku mbikqyrja e ekspertëve të huaj të imponojë zbatim të ligjit mbi çdo kënd e jo si deri më tani ku shoqëria ndahet në dy shtresa, në të paprekshmit dhe masa e qytetarëve të thjeshtë.

Vetë shoqëria shqiptare duke parë trajektoren e dështimeve në gjithë këto vite përsa i përket luftës kundër korrupsionin dhe abuzivizmit me pushtetin, ka krijuar bindjen prej kohësh se këto transformime dhe kthesë e madhe nuk mund të bëhet prej vetë nesh. Kjo mund të realizohet vetëm nëpërpmjet një trysnie të partnerëve ndërkombëtare.  Dhe ky transformim nuk duhet të mbesë vetëm në sektorin e ligjeve apo të kontrollit pasuror e financiar. E keqja ka depërtuar thellë. Nga zhvillimet e fundit të hetimeve të SPAK, çfarë të bie në sy nuk është vetëm shkalla e kriminalitetit por dhe se një pjesë e policicë ka qenë bashkëpunëtore me krimin e trafikun dhe madje ka qenë në shërbim të tyre. Reforma pra duhet të shtrihet më thellë dhe bisturia të jetë më e mprehtë. Goditja e kriminalitetit dhe korrupsionit në vend është e pamjaftueshme të qyhet e sukseshme më numrin e çështjeve që ndiqen, me numrin e personazheve që hetohen apo me numrin e arrestimeve. Kjo është vetëm njëra anë. Aspetk tjetër i marshëm është dhe sa janë vlerat e sekuestruara të personazheve të inkriminuar për pasuritë e vënë në mënyrë të paligjshme. Madje kjo do të ish goditja më e dhimbshme pasi është paraja dhe pasuria e paligjshme që e bëjnë të ndihet më e fortë. Paratë e sekuestruara nga aktiviteteti kriminal, nuk janë ato që kanë të bëjnë me njerëzit e rrugës e me krimin ordiner. Janë para që shpesh herë janë investuar dhe në sektorë të ndryshëm të ekonomisë dhe që me ligjet e reja mund të marrin edhe statusin e investitorit strategjik për ndërtim resortesh turistike nëse paraqisin një projekt me vlerën e 5 milionë Eurove për ndërtim. Dhe ky është fakti që qytetarët e thjeshtë dëshirojnë ndryshim dhe një realitet ndryshe për vendin e tyre. Që krimi dhe ekonomitë e kriminalizuara të mos ndihen më në parajsën e tyre dhe që ky vend të mos blihet prej parave të krimit.

S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Andon: 27/05/2022 04:47

    Ka apo nuk ka emer gjeja? Thirre pra me emrin qe ka, Rame Rilindja Mafioze.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A i përballoni dot pushimet e verës me rritjen e çmimeve?



×

Lajmi i fundit

John

Ka një shpjegim pse disa njerëz e vuajnë vapën më shumë se të tjerët