Sapo kishte dalë nga burgu, qëllohet me 8 plumba 22-vjeçari shqiptar në Greqi, mbetet i plagosur! I arrestuar më parë për trafik droge

Sapo kishte dalë nga burgu, qëllohet me 8 plumba 22-vjeçari shqiptar në Greqi, mbetet i plagosur! I arrestuar më parë për trafik droge

Dhjonisi Kapllani

GREQI- Të paktën 8 plumba janë qëlluar në drejtim të makinës me të cilën udhëtonte një 22-vjeçar shqiptar në Greqi në Peristeri. Sipas mediave, Dhjonisi Kapllani ka mbetur i plagosur lehtë në kofshë dhe është dërguar në spitalin ‘Kryqi i Kuq'.

Sipas informacioneve, në vendin ku është qëlluar janë gjetur dhe konfiskuar gjashtë gëzhoja dhe dy fishekë pistolete. Ngjarja me armë zjarri ndodhi në orën 02:20 të mëngjesit në rrugën Dodekanision, në Peristeri.

I riu, i cili kishte dalë nga qelia ditën e djeshme (8 Korrik), lëvizte me një makinë tip Smart ku ishte pasagjer, kur autorët që udhëtonin me një mjet Audi Q2 i janë vendosur në ndjekje të tij.

Kur të dy makinat kanë ndaluar, 22-vjeçari ka zbritur nga “Smart”-i dhe në atë moment drejt tij është qëlluar me plumba nga një 26-vjeçar grek që ndodhej në Audi.

22-vjeçari nga Shqipëria është nën hetim pasi më parë ka qenë i akuzuar për pjesëmarrje në një organizatë kriminale të përfshirë në trafikun e drogës kur në vitin 2021 është arrestuar së bashku me tre bashkatdhetarë të tij në posedim të 2.3. kilogramë kokainë dhe 5.4 kilogramë marihuanë.

Në vitin 2022, së bashku me persona të tjerë, ai kishte qëlluar në një automjet për të zgjidhur mosmarrëveshjet personale.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Shefi: 09/07/2024 09:54

    He se heres tjeter e rregullojn shenjestren se kshu si beka ky nuk e ka te gjat Ai stan ate bulmet ka

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se SPAK do të bëjë drejtësi për 21 janarin?



×

Lajmi i fundit

Thirrjet raciste pas triumfit në Kupën e Amerikës, Federata franceze nis veprimet ligjore kundër asaj të Argjentinës

Thirrjet raciste pas triumfit në Kupën e Amerikës, Federata franceze nis veprimet ligjore kundër asaj të Argjentinës