Konflikti për zënien e rrugës! Qëllohet me thikë në zemër 34 vjeçari në Durrës, ndërron jetë në spital! Autori djali i ish drejtorit të burgut që liroi Lul Berishën (VIDEO)

DURRËS-  Një 34 vjeçar është vrarë me thikë, pas një konflikti të çastit për zënien e vendit me automjet. Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 16:00 në vendin e njohur si shinat e trenit në periferi të Durrësit.

Sipas informacioneve që ka siguruar Report TV, 34-vjeçari Idajet Dulla është qëlluar me thikë në zemër. Ai është dërguar me urgjencë në spital, por nuk ka arritur që të mbijetojë.

Vrasja ka ardhur pas një konflikti të çastit, pasi viktima i ka kërkuar llogari autorit Arbër Kotaj, shofer i një autobusi për zënien e rrugës.

Gjatë zënkës, Kotaj ka nxjerrë thikën dhe e ka qëlluar në zemër. Si pasojë e goditjes, Idajet Dulla ka ndërruar jetë në spital. Policia është vënë në ndjekje të autorit, i cili u arratis në këmbë menjëherë pas ngjarjes. Mësohet se Arbër Kotaj është djali i drejtorit të burgut të Durrësit, Astrit Kotaj, i cili favorizoi lirimin para kohe të Lul Berishës. Ai u arrestua në vitin 2016 për shpërdorim detyre, ndërsa sot djali i tij vrau babain e dy fëmijëve, për një konflikt për zënien e vendit nga automjeti i tij.

Viktima Idajet Dulla ishte me profesion shofer, i një autoboti në kompani private, ndërsa autori shofer i autobusit që dërgonte punëtorët në një fasoneri. Skena e krimit është pikërisht pranë autobusit aty ku ka ndodhur edhe konflikti.

1600530514_idajetdulla.jpg

Viktima Idajet Dulla

Njoftimi i policisë:

Më datë 19.09.2020, rreth orës 15:55,  në Urgjencën e Spitalit Durrës ka mbërritur i dëmtuar me mjet prerës (thikë,), shtetasi I.D., 34 vjeç, banues në Durrës, i cili si pasojë i plagëve të marra, ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.

1600526427_autobus.jpg

1600526437_durres.jpg

Foto nga vendi i ngjarjes

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:17
Vrau me thikë në zemër 34 vjeçarin, Arbër Kotaj është djali i ish-drejtorit të burgut që liroi Lul Berishën

Astrit Kotaj

Arbër Kotaj, i riu që është shpallur në kërkim për vrasjen e 34 vjeçarit Idajet Dullës në Durrës është djali i ish-drejtorit të burgut të Durrësit, Astrit Kotaj.

Ky i fundit, mbahet mend për lirimin para kohe të Lul Berishës. Astrit Kotaj u arrestua në vitin 2016 me akuzën e shpërdorimit të detyrës. Ai u akuzua se gjatë përllogaritjes së dënimit të Lulzim Berishës kishte bërë gabime të qëllimshme duke favorizuar lirimin e Berishës 2 vite e 7 muaj përpara përmbushjes së afatit për lirim.

Pasditen e sotme, pas një konflikti për zënien e vendit djali i tij Arbër Kotaj qëlloi me thikë në zemër Idajet Dullën, i cili la pas gruan dhe dy fëmijët e tij të mitur.

 

Ora 17:48
I martuar me 2 fëmijë, Report Tv siguron foton e shoferi 34 vjeçarit që u vra me thikë në Durrës

Viktima Idajet Dulla

Idajet Dulla është 34 vjeçari, i cili pas një konflikti të çastit u qëllua me thikë në zemër duke humbur jetën.

Dulla ishte shofer i një fugoni dhe është konfliktuar me Arbër Kotaj për zënien e rrugës nga automjeti i tij.

Pas zënkës, Arbër Kotaj ka nxjerrë thikën dhe e ka goditur duke e lënë të vdekur.

Idajet Dulla ishte i martuar dhe fatkeqësisht ka lënë jetimë dy fëmijë të vegjël.

Ora 16:39
Konflikti për zënien e rrugës, identifikohet autori i vrasjes me thikë i 34 vjeçarit në Durrës

Konflikti për zënien e rrugës, ka shkaktuar viktimën e radhës në Durrës.

Është identifikuar autori i  vrasjes së 34 vjeçarit, i cili ndërroi jetë pasditen e sotme.

Policia e Durrësit është vënë në ndjekje të Arbër Kotaj, i cili është shofer i një autobusi që transportonte gra të një fasonerie.

Ndërsa viktima Idajet Dulla është shofer fugoni. Dyshohet se mund të jenë zënë për zënien e rrugës nga automjetet e tyre.

Sipas raportimit nga gazetari i Report Tv, Idajet Dulla i ka kërkuar llogari Arbër Kotaj për zënien e rrugës nga automjeti i tij. Gjatë zënkës ky i fundit ka nxjerrë thikën duke vrarë 34 vjeçarin Idajet Dulla.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Qytetari: 20/09/2020 04:09

    Po kjo bashkia e Leshit preshit Durres cben me policin bashkjake? Nuk nderhyn fare policia bashkjake ne tilla raste per parandalimin e nje konflikti te tille me pasoje vdekje! Apo nuk kakohe te mjaftushem pasi merret me katunaret e shkrete duke jumare gjithcka qe shesin fshataret neper cepa pallatesj.Mesaduket shteti eshte gjujzuar para lrimit te Lul Sali berisheve te durresit.Qyteti me i qete ne republik para viteve 90.

    Përgjigju
  • Boss ene Trim: 19/09/2020 23:59

    Mandatin e 3,4 ke per te mor o spiro o ju shoft rraca ! Djali e ka kuptu qe Po u korruptu baba dhe ka shok potent mund ta vrasi nje njeri si me qen moce . Rrnoft komandanti i batalionit te aqif kapertonit !!! Varje spiros , tualetit qe snihet per ngjarjet e lezetshme te elbasanit ! Ca tju mbaj pragu me femije me motra ku tju qaj zemra aty ta keni . Ps: shukriu dhe saja kam ndonje koment ?

    Përgjigju
  • vjosa: 19/09/2020 23:45

    KY qe vrau kete djalin e ri te varet ne mes te durresit dhe te lihet i varur per 2 jave qe ta shikoje i gjithe durresi me katunde....enveri i rregullonte keta palaco...

    Përgjigju
  • Drejtesia: 19/09/2020 21:40

    Ku bohet shteti Lleshit

    Përgjigju
  • Durresi: 19/09/2020 21:39

    Po ti me sa duket i paske ina verin edhe jugun por ndosha edhe veten tende se Lul Besisha eshte nga Puka furduk

    Përgjigju
  • Astrit: 19/09/2020 18:22

    Dihet qe Durresi u mbush me te ardhur nga veriu pas 90-es. Gjithe keto krime ne Durres keta i bejne, se ky qytet perpara ka qene shume i qete.

    Përgjigju
  • DRITA: 19/09/2020 18:17

    KUR DREJTESIA NUK DEL ME VENDIME TE QARTA DHE TE JEPEN VENDIME ME DENIM TE PERJETESHEM OSE DUHET DENIMI ME VDEKJE ,KJO PUNE DO TE VAZHDOJ GJAT NE SHQIPERI..TE GJITHE I SHPETOJEN DENIMIT DHE KRIMI MER ZEMER ..VENDOSNI DENIMIN ME VDEKJE TE SHPETOJ KY VEND.

    Përgjigju
  • Arbëri: 19/09/2020 17:49

    O mjerim o mjerim, shofer autobusi me thikë në brez,, ky po jetojm në ???

    Përgjigju
  • Miku: 19/09/2020 17:25

    Ej ca po behet .iku shteti nga binaret 4 dite 5 viktima nje shperthim tritoli.2 perdhunojne nje vetevrasje e tre ngacmime seksuale Pa perfshir vjedhjet ordinere qe po u behet pleqve ne shtepi

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Vijojnë kërkimet për zhdukjen e 3-vjeçarit, kontrollohen 15 shtëpi në Has!

Vijojnë kërkimet për zhdukjen e 3-vjeçarit, kontrollohen 15 shtëpi në Has!