U përfshi në sherr me armë në Elbasan, 'Korçari' i rrezikshëm, muaj më parë i zuri rrugën 'Golfit' dhe qëlloi me grushte shoferin (VIDEO)

Ervis Caushllari personi i cili ditën e sotme është përfshirë në një sherr me armë në Elbasan me disa persona, njihet si një person problematik dhe disa muaj më parë ka bërë sherr me një tjetër person. 

Në 19 shkurt të këtij viti, Çaushllari ose siç thërritet ndryshe si “Vis Korçari”, i është vënë në ndjekje një automjeti tip “Golf”. Ngjarja ka ndodhur në orën 12:32 ku Çaushllari, siç shihet dhe në pamjet filmike i është vënë në ndjekje nga pas një automjeti tip “Golf 5”, që drejtohej nga shtetasi me inicialet D.A.

Pamjet filmike qartësojnë se mjetin tip “Audi” me targë AA257ZB e drejton Çaushllari. Pasi i kalon shumë pranë “Golfit 5”, Çaushllari pozicionin makinën paralelisht me automjetin që drejtonte D.A dhe menjëherë zbret nga makina, duke u futur thuajse i gjithë në automjetin tip “Golf”, duke filluar ta godasë me grushte.

Pikërisht në këtë automjet ndodhej D.A, ndërsa Çaushllari, ka tentuar ta tërheqë me forcë dhe ta nxjerrë jashtë makinës. Në pamundësi për ta nxjerë jashtë automjetit D.A, Çaushllari siç duket edhe në këto pamje filmike tenton që ti hapë derën.

Në pamundësi për ti hapur derën, ai ka filluar të qëllojë me shkelma derën e makinës dhe nga goditjet është thyer pasqyra e automjetit. D.A, që ndodhej në makinë është larguar me shpejtësi dhe pas tij, është larguar dhe Çaushllari.

VIDEO e shkurtit 2020


Lajmi kryesor:

'Far West' në Elbasan! 'Vis korçari' qëlloi i pari, plagoset në shpatull! Arrestohet te Trauma! Në kërkim shoferi tjetër!Sekuestrohen pamjet filmike (VIDEO)


  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Leonard Olli: Sistemi shëndetësor ka dështuar me sukses absolut këto 30 vite! Shëndetësia falas ka qenë 'përrallë me mbret'

Leonard Olli: Sistemi shëndetësor ka dështuar me sukses absolut këto 30 vite! Shëndetësia falas ka qenë 'përrallë me mbret'