Qëlloi me armë në lokal, policia arreston 36-vjeçarin në Vlorë! Në pranga edhe një 56-vjeçar për dhunë ndaj bashkëshortes

Qëlloi me armë në lokal, policia arreston 36-vjeçarin në Vlorë! Në pranga edhe një 56-vjeçar për dhunë ndaj bashkëshortes

Policia e Vlorës ka zbardhur pas disa orësh ngjarjen e cila u regjistrua të dielën pasdite ku një person qëlloi me armë zjarri pranë një pikë karburanti.

Sipas policisë për ngjarjen është arrestuar 36-vjeçari Xh. S, i cili për shkak se ka qenë nën efektin e pijeve alkoolike ka qëlluar me armë në ajër në një lokal, duke tmerruar të pranishmit. Menjëherë pas ngjarjes policia ka shkuar në vendngjarje, në lagjen 10 Korriku, dhe ka shoqëruar personin në fjalë.

Tani ai do të përballet në gjykatë me akuzat Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese e municionit" dhe "Kanosja".

Sakaq policia e Vlorës ka arrestuar shtetasin A. F., 56 vjeç, pasi dyshohet se në banesë ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, për motive të dobëta.

Ndërkohë në prangat e policisë Sarandë ka rënë K. M, 45 vjeç, banues në fshatin Mursi, Sarandë. Ky shtetas u arrestua në flagrancë në fushat e fshatit Mursi, pasi u kap në një territor i cili ishte përshtatur për kultivimin e disa bimëve narkotike të dyshuara si canabis sativa.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Tiranë, protesta para bashkisë ditën e nesërme, policia njofton masat që do ndërmerren

Tiranë, protesta para bashkisë ditën e nesërme, policia njofton masat që do ndërmerren