Tronditëse në Shkodër, 49-vjeçari qëlloi me armë në drejtim të fëmijëve në lulishte pasi djali i tij kishte bërë sherr me to! Vetëdorëzohet në polici

SHKODËR- Një ngjarje e paprecedentë është regjistruar dje në qendër të Shkodrës pranë gjimnazit "28 nëntori". 49-vjeçari Agron Mahmuti ka qëlluar me pistoletë drejt një grupi fëmijësh që loznin në lulishte. Fatmirësisht plumbi nuk kanë kapur asnjërin prej tyre, por ka përfunduar në verandën e një lokali.

Burime për Report Tv thanë se Agron Mahmuti që njihet dhe me emrin Agron Mehmeti rreth orës 18:00 teksa lëvizte me biçikletë është afruar pranë vendit të quajtur “Lapidari” ku ndodheshin fëmijët dhe ka qëlluar me pistoletë në drejtim të tyre. Mësohet se fëmijët e moshës 13 vjeçare një ditë më parë ishin konfliktuar me të djalin e autorit. 49 vjeçari ka shkuar për tu sqaruar, por ka nxjerrë armën dhe fillimisht ka goditur një fëmijë me qytën e pistoletës dhe më pas ka qëlluar në drejtim të tyre me një plumb. Ata kanë arritur të largohen pa marrë lëndime. Në pamjet e siguruara nga Report Tv shihet edhe gëzhoja dhe gjurmën që ka lënë në vetratën e lokalit. Paraditen e kësaj të hënë, 49-vjeçari është vetëdorëzuar në policinë e Shkodrës.

Fatmirësisht fëmijët kanë pikasur personin dhe janë larguar me shpejtësi. Plumbi fatmirësisht nuk ka prekur asnjë nga fëmijët, teksa ka përfunduar në pjesën e pasme të një kondicioneri në një lokal aty afër. Sipas burimeve ky person, ka goditur me qytën e pistoletës një nga fëmijët.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:56
Qëlloi me armë zjarri në drejtim të 13-vjeçarit, sekuestrohet arma e autorit në Shkodër

Policia e Shkodrës ka sekuestruar pistoletën me të cilën Agron Mahmuti, qëlloi 13-vjecarin, banues në lagjen “Perash”, Shkodër, i cili nuk ka marrë dëmtime.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale “Vrasja”, mbetur në tentativë, “Mbajtja pa leje e armëve dhe e municionit luftarak” dhe “Prishje e qetësisë publike”.

Ora 10:22
Qëlloi me armë në drejtim të fëmijëve, vetëdorëzohet 49-vjeçari

Një ditë më parë qëlloi me armë zjarri në drejtim të një grupi fëmijësh pasi këta të fundit ishin konfliktuar me të birin e tij. Vetëdorëzohet në polici 49 vjeçari Agron Mehmeti

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 06/07/2022 01:51

    Shqipot i kane mbrojtur femijet me shume se c'duhet.Vete kam qene deshmimtare kur femijet e lagjes ziheshin sic zihen te gjithe femijet dhe shpesh prinderit dilnin e ziheshin dhe ata me prinderit e pales tjeter dhe ulerinin e bertisnin me keq se femijet dhe mbronin ne debat femijet e tyre pa pyetur kush kishte te drejte.Vetem se ishte koha e Xhaxhit dhe /i tridhnin/ne ate kohe,se po te ishte si sot,armet kushedi sa here kishin per te kercitur.Ndoshta kjo eshte nje nga arsyet qe sot kemi kaq kriminele,jo vetem qe edukimi ne familje shpesh nuk ka qene i mjaftueshem,por femija eshte mbrojtur dhe perkrahur edhe kur s'kishte te drejte.

    Përgjigju
  • Tata: 05/07/2022 11:26

    Per vrasje ne tentative TE TE MITURVE,mos guxoje te kerkoje gjykim te shkurtuar sepse plumbi nuk shkurtohet

    Përgjigju
  • Kryqi: 05/07/2022 11:20

    Po Çfare prisni nga nje person me mbiemer Mahmuti. Tipike per islamiket shkodrane qe jane ozurpator dhe pushtuesa. Vret femijet pse i ngacmua. Talebanin e vogel.

    Përgjigju
    • Kryqi i K.A.R.I.T: 05/07/2022 22:26

      Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi dënimin me burgim të përjetshëm për Sokol Mjacajn nga dukagjini, i cili vrau dy turistët çekë në korrik 2015 per ti grabitur.

    • Kryqi kuq: 05/07/2022 17:35

      Po shko shih ato vrasjet ne Dukagjin a ku te dush me emra si i ke qef ti. Uuut rrace e poshter ti edhe ato islamiket e qelbun. Jeni ba shum. Vetem qe.ju vrau ka ba mire Enveri

    • Leka: 05/07/2022 11:32

      Leri keto budellalleqe se nuk te kan hije. Jemi pak per tu ndare.

  • Gjyli: 05/07/2022 10:52

    Do jete çmenduri e madhe qe ky te levizi akoma me biçiklete neper shkoder.ky e ka vendin nentoke jo ne toke.moster

    Përgjigju
  • Obobo: 05/07/2022 09:39

    Ky duhet burg perjet . Aty ka mijera femi e njerz ai qellon me pistolet ! Po ai plumi qe ka ik ne kondicioner te kishte shku ne koken e ndonje klienti te lokalit ?? Ska tolerim per ket moster

    Përgjigju
  • Zjarr Pervelues: 05/07/2022 09:14

    Ky ska dit me eduku fmine e vet dhe kuptohet arsyeja perderisa ka shku dhe ka rreziku disa femije. Tani ti beje ca pushime.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

SPAK lëshon 9 urdhër-arreste për ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës, mes tyre ish drejtori i UKT dhe IMT

SPAK lëshon 9 urdhër-arreste për ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës, mes tyre ish drejtori i UKT dhe IMT