Terrorizoi Thethin duke qëlluar me kallashnikov, kapet 24-vjeçari, me pranga në duar tregon armën e zjarrit

THETH- Një 24-vjeçar është arrestuar nga policia për shkak se mbrëmjen e djeshme ka qëlluar me breshëri kallashnikovi në ajër duke shkaktuar panik tek banorët dhe turistët që ndodheshin në zonë.

Së bashku me 24-vjeçarin K.H që ishte banues po në Theth, policia ka sekuestruar edhe armën e zjarrit automatike të cilën autori e kishte hedhur në një shkurre për ta fshehur. Ka qenë vetë 24-vjeçari i cili me pranga në duar ka treguar vendin ku kishte hedhur armën me të cilën qëlloi në ajër. 

Për arrestimin e tij kanë ndihmuar edhe banorët e zonës, ndërkohë i riu do të akuzohet për armëmbajtje pa leje dhe prishje të qetësisë publike.



E.L./Shqiptarja.com
Komento

Komente

  • Turisti: 25/08/2019 17:10

    Pa problem se vitin tjeter edhe ne turistet do vijme me antiplumba dhe te armatosur deri ne dhembe.

    Përgjigju
  • Vicidoli: 25/08/2019 16:06

    Reniforme Birisha na beni me arme

    Përgjigju
  • Thethjani: 25/08/2019 14:32

    Si duket ja ka marrur klientet komshija,s'cfar ti boj komshis terrorizon turistet,vitin tjeter ska turist me keto hale njerzish.

    Përgjigju
  • www.youngtribune.com: 25/08/2019 13:45

    Keshtu festohet ne Theth kur merr vesh lajmin se nga visi ka lindur djale !!!

    Përgjigju
  • Fredi: 25/08/2019 12:35

    Pra eshte i semure psiqik sepse të qellosh në ajer në nje qetesi të tillë siç eshte Thethi, eshte e vetmja arsye per te qellluar . Psiqizmi eshte shtuar keta 30 vite. Dhe kur semundjeve psiqike u shtohet dhe injoranca e karakterit të individit, atehere e keqja eshte në shkallë më të madhe!

    Përgjigju
    • Ali: 25/08/2019 17:13

      E keqia vella jo në shkallë të madhe. Por ka arritur kulmin..ska më këthim mbrapsht...

  • Ariu: 25/08/2019 12:31

    Doli dhe ky Mihaleje nga veriu, qënkan tromaksur të huajt, se ne se kemi problem na duken si fishekzjare martese fshatarësh..

    Përgjigju
  • birce: 25/08/2019 12:30

    O derr... malou perse i terorizon turistet ata vine qe ti te pasuruhesh dhe te qytetrohesh....

    Përgjigju