Qëlloi me pistoletë drejt një banesë dhe më pas hodhi armën në rezervuar, arrestohet 25-vjeçari në Mat

Qëlloi me pistoletë drejt një banesë dhe më pas hodhi armën në rezervuar, arrestohet 25-vjeçari në Mat

Një 25-vjeçar është arrestuar nga policia, pasi ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të një banese. Ngjarja ka ndodhur në Mat, për motive të dobta, ndërsa i arrestuari është identifikuar si Sebasion Kola.

Sipas policisë, i riu Sebasion  Kola qëlloi me armë zjarri në drejtim të portës së jashtme të rrethimit të banesës së shtetasit L. N., banues në njësinë Administrative Komsi, Mat.

"Gjatë kontrollit të banesës së shtetasit S. K., shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar 320 fishekë dhe një granatë", thuhet në njoftimin e policisë.

Nga veprimet e para hetimore rezultoi se ky shtetas, pasi qëlloi  me pistoletë në drejtim të portës së jashtme të murit rrethues të banesës së shtetasit L. N. e hodhi armën e zjarrit në një rezervuar.

Polumbarët e RENEA-s vijojnë kontrollin në rezervuar, me qëllim gjetjen e armës.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Mat, për veprime të mëtejshme, për veprat penale "Armëmbajtja pa leje" dhe "Shkatërrimi i pronës", "Prishje e qetësisë publike".

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Vlore: 29/05/2020 15:48

    O njerez rrini të qetë tani e mos bëni më nga keto. BÇB (bëm ça bëmë) tani s ka më të fortë . Tani policia po na shqyenë by thët.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Meta flet për tradhtarë brenda PL-së, Kejdi Mehmetaj: S’jam dakord për këto terma

Meta flet për tradhtarë brenda PL-së, Kejdi Mehmetaj: S’jam dakord për këto terma